1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mubaraku kërkon të largohet ngadalë

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak, paralajmëroi në një fjalim televiziv, se nuk do të kandidojë më për një periudhë tjetër në detyrë në zgjedhjet presidenciale në shtator. Megjithatë, ai e refuzoi dorëheqjen.

Marshi i milionave në Kairo

"Marshi i milionave" në Kairo

Në qendër të Kajros, qindra mijëra vetë ndoqën dje thirrjen e opozitës për të ashtuquajturin "marsh të milionave" dhe kërkuan sërish dorëheqjen e Mubarakut. Ndërkohë, forcat e sigurisë patën bllokuar para manifestimit të shpallur të gjitha rrugët që çonin në kryeqytet. Qarkullimi i distancave të afërta u ndërpre. Transporti hekurudhor në Egjipt si dhe të gjitha komunikimet me autobus janë bllokuar që të hënën. (31.01.)

Presioni ndaj Mubarakut rritet

Presioni ndaj Mubarakut rritet

Ushtria respekton kërkesat e demonstruesve

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes bëri të ditur të martën (01.02.) në mëngjes se ndaj demonstruesve nuk do të hapet zjarr, por se njëkohësisht nuk do të durohet rrezikimi i rendit publik:

"Në radhë të parë: u garantohet të gjithë qytetarëve, që mund ta shprehin në mënyrë të lirë dhe paqësore mendimin e tyre. Së dyti: akte sabotazhi, që kërcënojnë sigurinë e vendit dhe dëmtojnë institucionet publike dhe private, nuk janë të lejuara. Së treti: ushtria nuk do të lejojë që grupe njerëzish të paligjshëm të terrorizojnë qytetarët dhe t'u futin atyre frikën. Së katërti: të gjithë duhet të ruajnë pronësinë publike dhe private të popullit tonë madhështor. Së pesti: ushtria është e ndërgjegjshme për kërkesat legjitime të popullit."

Që të martën pasdite, protestat u dukën më të organizuara se në ditët e kaluara. Sipas dëshmitarëve, madje u ngarkuan persona vullnetarë që të kujdesen që manifestimet të kalojnë në mënyrë të padhunshme.

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak e ngarkoi që të hënën pasdite zëvendësin e tij të ri, ish-shefin e shërbimeve të fshehta, Omar Suleiman që të zhvillojë biseda me opozitën:

"Presidenti më ngarkoi që të vendos menjëherë kontakt me të gjitha grupimet politike dhe që të nis bisedimet për reformimin e kushtetutës. Që javën e shkuar, në fjalën e tij drejtuar popullit, u tha qartë që për qeverinë e tij, luftimi i papupunësisë, varfërisë dhe korrupsionit mbeten edhe më tej prioriteti më i lartë."

Mohamed El Baradei Mohamed ElBaradei bei Demonstration Protest gegen Mubarak Regime Regierung Ägypten Kairo

Mohamed El Baradei tek demostruesit

El Baradei i vendos afat Mubarakut

Drejtuesi i opozitës, Mohamed el Baradei i bëri thirrje gjatë protestave Mubarakut, që pas 30 vjetësh të japë dorëheqjen. Njerëzit në rrugë kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e tij, por edhe që ai të përgjigjet para gjyqit, tha mbajtësi i Çmimit Nobel të paqes, el Baradei.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë të huaj po përpiqen të largohen nga Egjipti. Megjithëse të martën në aeroportin e Kajros mbërritën një numër i madh avionësh të posaçëm, për të larguar shtetas të huaj nga vendi, mbi 4500 vetë presin që të largohen nga vendi. Gjendja vlerësohet edhe më tej si kërcënuese. Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme gjermane rekomandon që të mos udhëtohet në të gjithë Egjiptin.

Autor: Zoran Arbutina/Auron Dodi/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 02.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QxPR
  • Data 02.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QxPR