1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mubarak tallet me popullin - Presidenti egjiptian refuzon të japë dorëheqjen

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak kundërshton edhe më tej të japë dorëheqjen. Kështu ai po kthehet vetë në një rrezik për sigurinë, mendon në komentin e tij Rainer Sollich.

default

Të gjitha parashikimet dhe të gjitha shpresat rezultuan të gabuara. Përsëri! Mubarak mbetet kokëfortë. Ai tallet me popullin e tij. Nuk pranon të japë dorëheqjen. Megjithëse zërat për dorëheqje duket se vinin direkt nga ushtria egjiptiane dhe aparati i pushtetit. Se kush ishte synimi nuk dihet.

Edhe vetë CIA e konsideronte të mundshme dorëheqjen e Mubarakut. Masat e domonstruesve në rrugët e Kairos dhe qytete të tjera egjiptiane shpresuan më kot. Zemërimi i tyre është i madh dhe i kuptueshëm. Ky president luan një lojë të pistë në kurriz të popullit të tij.

Mubarak mbetet në pushtet por i kalon kompetencat e postit zëvendëspresidentit Omar Suleiman. Ai premton reforma. E vlerëson veten si patriot dhe garant për stabilitetin. Kjo është e gjitha një tallje e vërtetë dhe tejet cinike. Populli egjiptian nuk e duron më padrejtësinë sociale dhe shtypjen politike. Njerëzit kërkojnë liri dhe demokraci dhe për këtë meritojnë çdo lloj mbështetjeje, edhe nga Evropa.

Kokëfortësia e Mubarakut mund të nxisë edhe përdorimin e dhunës në një pjesë të lëvizjes protestuese, me pasoja të paparashikueshme deri në një puç të hapur ushtarak. Mubarak, i cili për kohë të gjatë përkëdhelej si garant i stabilitetit po bëhet vetë gjithnjë e më shumë një rrezik për sigurinë. Për Egjiptin dhe për të gjithë rajonin.

Autor: Rainer Sollich

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 11.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10FcD
  • Data 11.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10FcD