1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mubarak i gatshëm për lëshime - Protestuesit kërkojnë më shumë

Pavarësish nga lëshimet e tjera të presidentit Husni Mubarak protesta në Egjipt vazhdon të marrë përmasa më të mëdha. SHBA-ja është për një kalim të kontrolluar të Egjiptit në demokraci.

default

Protestuesit të pakënaqur me lëshimet e Husni Mubarakut

Në Kajro dhe në qytete të tjera më shumë se 200.000 vetë dolën sërish nëpër rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit, i cili qeveris prej 30 vjetësh në mënyrë autoritare. Mijëra vetë u mblodhën sërish në sheshin Tahrir për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Mubarak.

Mubarak premton reforma kushtetuese

Ndërkohë presidenti Mubarak duket i hapur për ndryshime kushtetuese. Ai ka krijuar një komitet, i cili gjatë javëve të ardhshme do të rishikojë kushtetutën egjiptiane. Me thirrjen e komitetit kushtetues presidenti i dobësuar politikisht, përmbush një kërkesë tjetër të opozitës. Si lëshim tjetër Mubaraku krijoi një komision për hetimin e dhunës kundër demonstruesve. Nga dorëheqja e planifikuar në shtator, Mubarak nuk ka hequr dorë, por ai ka premtuar reformat.

Zëvendëspresidenti Omar Suleiman tha, se aktualisht po hartohet një plan kohor për ndryshimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Edhe nga ana e kreut ushtarak u tha, se transformimi duhet të kryhet në mënyrë të rregullt.

Ägypten Proteste Treffen Regierung Opposition

Zëvendëspresidenti Omar Suleiman në bisedime me opozitën

Ndërkohë zëvendëspresidenti Omar Suleiman ka bërë të ditur se presidenti Mubarak nuk do të shtrohet sërish në një klinikë gjermane siç ishte bërë e ditur më parë në media. Ditët e fundit pati shumë zëra që përmës një qëndrimi në një spital jashtë vendit, Mubarakut t'i mundësohej një largim me dinjitet nga pushteti. Në mars të vitit 2010, presidenti egjiptian qëndroi në një klinikë universitare në Haidelberg të Gjermanisë për një operacion.

US-Fizepräsident Joe Biden

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden

Qëndrimi i SHBA-së: Ndryshim i kontrolluar pushteti

SHBA-ja po kërkon sa vjen e më shumë drejt një kalimi të kontrolluar të Egjiptit në demokraci. Shtëpia e Bardhë deklaroi, se ky duhet të hartohet nga qeveria dhe opozita së bashku. Zëvendëspresidenti Joe Biden i bëri thirrje homologut të tij Omar Suleiman, që premtimet të pasohen nga vepra, u tha. Procesi duhet të tregojë përparime të menjëhershme dhe të pakthyeshme, është shprehur Biden. Gjatë bisedës Biden ka kërkuar gjithashtu heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është në fuqi në Egjipt prej vitit 1981. Në Nju-Jork Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun kërkoi një „transformim të shpejtë, të rregullt dhe paqësor“ në Egjipt.

AG/Ajazaj/Arapi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10E27
  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10E27