1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mr. president, mos e bëni këtë!

Edhe kjo tani! Jo vetëm mijëra gjermanë janë përgjuar sistematikisht prej NSA, por tani mësohet se Uashingtoni ka dëgjuar edhe telefonatat nga celulari i kancelares. Kjo nuk shkon, vëren Volker Wagener në komentin e tij.

DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Angela Merkelit, një shembull i vetëkontrollit dhe një mjeshtre e fjalës së ekujlibruar, tani me sa duket i ka hipur gjaku në kokë. Psikologët do të thonin, se ajo po humbet tolerancën e dëshpërimit të saj. Fjalët e përzgjedhura në reagimin e saj dëshmojnë për këtë: Përgjimi i telefonatave të saj është "absolutisht i papranueshëm" dhe një "thyerje e fortë e besimit" mes miqsh të ngushtë.

Pikërisht kjo Angela Merkel para pak muajsh kur sapo u bënë publike detaje e komentoi me tone të buta praktikën e përgjimeve amerikane. Prej saj nuk u dëjgua gjë tjetër veç apeleve në adresë të Uashingtonit, se pritet një sqarim i hollësishëm. Tek e fundit e gjithë afera, që u zbulua në mënyrë kaq të bujshme prej Edward Snowden, ish-punonjës i shëbrimit të fshehtë të SHBA-së, u zbeh në vorubullën e politikës së ditës.

Kalimi i kufirit të një zone tabu

Por tani kancelarja është e indinjuar. Ndaj saj mund të hamendësosh, se përdor dy kute - nga njëra anë masa e mijëra viktimave anonime gjermane të përgjimit, e nga ana tjetër celulari i saj, mjeti i komunikimit të kancelares. Por nuk është kështu, sepse këtu kemi të bëjmë me kalimin e kufijve të një zone tjetër tabu. Si kancelare Angela Merkel është ajo që koncepton politikën gjermane. Ta përgjosh atë, është si një akt armiqësor. E në këtë rast nuk është armiku, ai që përdor armën e përgjimit, por është miku. Kjo është e veçanta delikate në këtë rast.

Spiunazhi, siç mendohet një nga zanatet më të vjetra në botë, ka qenë komponent i pandashëm i Luftës së Ftohtë. Me sa duket ky aktivitet, që zhvillohet në fshehtësi, vazhdon të ketë koniunkuturë. Ajo që ka ndryshuar në të është identifikimi i burimit. Ç'më duhen armiqtë, kur mua as miqtë nuk më besojnë? Askush nuk do të indinjohej seriozisht, nëse Moska apo Pekini do të rrekeshin të fusnin hundët në planet tona politike dhe ekonomike. Madje ne në heshtje e marrim parasysh, që kështu ndodh. Por mënyra e sjelljes së Uashingtonit na prek ne gjermanët në shumë aspekte të ndjeshme.

Së pari spiunimi i qytetarëve është një shkelje e hapur e shtetit të së drejtës. Ne na indinjon arbitrariteti i përgjimit, pikërisht sepse për të drejtat qytetare dhe mbrojtjen e të dhënave kemi përkufizuar dhe ankoruar ligjërisht standarde shumë të larta. Së dyti Gjermania bën pjesë ndër aleatët më të ngushtë të SHBA-së, dhe ne duam që të trajtohemi si të tillë. E së treti simpatia jonë për Obama-n prej muajsh në aferën e NSA-së po zbehet dukshëm. E tani edhe kjo na u desh: zotëria babaxhan Obama bën që të kontrollohet komunikimi i Merkel-it përmes celularit!

Volker Wagener, redaksia qendrore e Deutsche Welle-s.

Volker Wagener, redaksia qendrore e Deutsche Welle-s.

NSA ka humbur standardet

Mes miqsh një shkelje e tillë e besimit presupozon ose fundin e miqësisë - gjë që në aspektin politik do të ishte absurde - ose pasoja do të ishte një stuhi e fuqishme. Kushdo tjetër e aq më tepër miku gëzon të drejtën që t'i artikulojë temat e vështira e në rast nevoje të japë edhe rekomandime delikate. Në këtë rast do të thotë, që SHBA-së t'i jepet këshilla, që më në fund ta kurojë paranojën e shkaktuar prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Më së miri kjo mund të arrihej përmes veprimesh më transparente dhe tërheqjes së oktapodit, NSA.

Ky autoritet ka kohë që po ua kalon edhe absurditeteve dhe praktikave të shpikura deri në vitin 1989 nga sigurimi komunist i shtetit në RDGJ. E kjo ka mjaft domethënie.