1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mostoleranca të mos tolerohet!

Në Austri partitë radikale të djathta po përpiqen të mobiliozojnë zgjedhësit me parrulla antiislamike.

default

Si mund të reagohet ndaj një njoftimi të marrë të një politikaneje komunale që përpiqet të tërheqë vëmendjen me fraza provokuese? Më së miri do të ishte të mos reagohej fare. Të mos i jipet më shumë vlerë se ç'ka! Jo të gjitha pakuptimësitë që dalin nga ndonjë shpirtvogël në fund të provincës janë për t'u komentuar ose gjykuar në opinonin publik. Politika dhe gazetaria mund të merren me gjëra më të rëndësishme. Por ja që deklaratat ofenduese të politikanes austriake Suzane Vinter (Susanne Winter) për profetin Muhamet dhe fenë islame kanë shkaktuar një jehonë të lartë, jo vetëm në republikën e Alpeve. Politikanë, përfaqësues të kishës katolike ose asaj evangjeliste, të gjithë i dënojnë broçkullat e pamenduara të zonjës Vinter, që u shërben stereotipeve, që nxisin frikën kundër pakicës myslimane në Austri e që rrezikojnë qetësinë publike. Pikërisht është kjo ajo që e skualifikon Susane Vinterin nga çdo punë e përgjegjshme në sektorin publik. Ruajtja e interesit të përbashkët është një nga detyrat më të rëndësishme të politikanëve. Kjo ndodh vetëm atëherë kur në jetën publike sundon një atmosferë tolerance dhe kur tregohet respekt ndaj kulturës dhe fesë së një pakice. Zonja Vinter nuk njeh as ABC-në e politikës, sjelljen e civilizuar, prandaj edhe ajo me të drejtë po dënohet publikisht. Në Austri tani mund të shihet edhe se si funksionon një demokraci laiciste perëndimore. Gafat e zonjës Vinter nuk po i dënojnë vetëm politikanët e të gjitha partive, gazetarët ose intelektualët. Ajo tani do të merret në pyetje edhe nga policia. Prokuroria po shqyrton mundësinë për dënimin e saj me akuzën për nxitje urrjejtjeje. Për këtë në Austri një poltikan mund të dënohet deri në pesë vjet burg. Shumë njerëz do të gëzoheshin po ta shikonin atë në një qeli burgu. Kështu ajo do të kishte qetësinë e duhur për të menduar për fjalët e saj. Fyerja e ndjenjave fetare të miliona njerëzve nuk mund të justifikohet. Madje as me argumentin e përndjekjes së të krishterëve në shumë vende me shumicë islamike. Pikërisht në një kohë kur perëndimi kërkon me të drejtë që të respektohen të drejtat e të krishterëve në Turqi, Egjipt, Algjeri ose Iran, ai duhet të kujdeset që t'i trajtojë vetë me respekt myslimanët në Evropë. Kjo vlen edhe për njoftime të marra të ndonjë politikaneje komunale në fushatat zgjedhore.
  • Data 16.01.2008
  • Autor Miodrag Soric
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cqvr
  • Data 16.01.2008
  • Autor Miodrag Soric
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cqvr