1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mospajtime lidhur me mënyrën e veprimeve te misionit EULEX

Zyrtarë të EULEX-it thonë se sundimi i ligjit në Kosovë duhet të funksionojë i pavarur. Këto komente pasuan reagimet e udhëheqësve kosovarë ndaj operacionit të bastisjeve në ministrininë e Telekomunikacionit.

default

Zyrtarë të misionit evropian EULEX thonë se vendosja e rendit dhe ligjit në Kosovë është mandat i tyre dhe i institucioneve të Kosovës. Në këtë linjë ata thonë se hetimet për përfshirje në korrupsion çfarëdo niveli qoftë ai dhe lufta kundër kësaj dukurie është prioritet i këtij misioni. Në këtë kuadër i sheh zëdhënësja e misionit EULEX, Karin Limdal, edhe hetimet që po zhvillohen në ministrinë e telekomunikacionit lidhur me tenderët e ndërtimit të rrugëve.

“Ju e dini se dokumentet e konfiskuara gjatë bastisjes së ministrinë e transporteve janë duke u analizuar me kujdes nga prokurorët dhe hetuesit. Është shumë herët për të dhënë konkluzione dhe të themi se dikush do të arrestohet apo jo. Këto janë hetime komplekse që natyrisht marrin kohë dhe ato akoma po vazhdojnë”, thotë Karin Limdal.

Për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë që nga niveli lokal deri te niveli qëndror tashmë hapur thuhet edhe në raportet e shumë organizatave ndërkombëtare deri te raporti i progresit për Kosovën. Ministri i drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, thotë se kjo njollë duhet të hiqet nga imazhi i Kosovës.

Haki Demolli

Haki Demolli, ministër i Drejtësisë në Kosovë

Priten ditë më të mira në luftën kundër korrupsionit. Jam i vetëdijshëm se me këtë nivel të lartë të korrupsionit në Kosovë nuk mund të shkohet në bashkësinë evropiane, prandaj në këtë linjë vetëm duke bashkuar forcat ndërkombëtare dhe vendore. Mendoj se ky nivel i lartë i korrupsionit, për të cilin flitet do të zvogëlohet”, thotë ministri Haki Demolli. Mirëpo bastisja e zyrave të ministrisë së Telekomunikacionit nga hetuesit e misionit EULEX, pa ndonjë njoftim paraprak, nuk është pritur mirë nga disa nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë dhënë medias së shkruar, thotë se EULEX gjatë bastisjes ka bërë spektakël medial dhe në një farë mënyre po e politizojnë pa nevojë sistemin e drejtësisë. Mirëpo zëdhënësja e misionit EULEX, Karin Limdal, këto vlerësime i cilëson të gabuara, duke u rikujtuar autoriteteve kosovare se mbi ligjin nuk është askush, as institucionet e as individët.

Asnjë institucion dhe asnjë individ nuk mund të jetë mbi ligjin

“Para së gjithash rendi dhe ligji duhet të veprojnë të pavarura pa ndërhyrje politike. Asnjë institucion dhe asnjë individ nuk mund të jetë mbi ligjin.

Eulex Kosovo

Punonjës të EULEX-it në Kosovë

Gjykatësi i procedurës penale ka urdhëruar kërkimin e provave në ministrinë e telekomunikacionit dhe kjo është një procedurë normale, që bazohet në ligjet e Kosovës. Çdo deklaratë, që është thënë se misioni EULEX me bastisjen e ministrisë së transportit ka dhunuar institucionet e Kosovës, janë deklarata të gabuara”, thotë Karin Limdal. Ndërkaq ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, pa dashur të komentojë, nëse bastisja e një institucioni kosovar është e drejtë apo jo, thotë se në bazë të planit të Marti Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, misioni EULEX, ka mandat të plotë që të veprojë i pavarur në vendosjen e rendit dhe ligjit.

“Nëse i analizojmë mirë aktet normative, kushtetutën dhe aktetet e tjera normative, që janë në fuqi në Kosovë, shohim se edhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë kompetencat e tyre dhe mendojnë se ata po veprojnë pikërisht mbi kompetencat, që ua garantojnë këto akte normative”, thotë ministri Demolli.

Ambasadorët në Prishtinë të vendeve më të industrializuara e kanë mbështetur misionin EULEX në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NGcJ
  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NGcJ