1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Mosmarrëveshjet slloveno-kroate / Lugina e Preshevës dhe mësimi në gjuhën shqipe / BE dhe ndihmat për romët

1. Kroacia është e gatshme që çështjen e Bankës së Lubljanës ta kalojë për shqyrtim në bankën për rregullimin e çështjeve ndërkombëtare (BIS) me seli në Bazel. Si shkëmbim pala sllovene do të heq dorë nga bllokimi i kapitullit të katërt të negociatave që është edhe kapitulli kryesor për anëtarësimin e Kroacisë në BE. Gordana Simonoviq. 

2. Profesorët dhe autoritetet arsimore të komunave Preshevë dhe Bujanoc, janë detyruar të kontrabandojnë libra nga Kosova, sepse shteti i Serbisë as pas nëntë vjetësh nuk ka siguruar tekstet shkollore për fëmijët e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

3. Bashkimi Evropian dëshiron që mjetet e tij financiare për integrimin e romëve t'i shfrytëzojë në mënyrë më efikase. Kështu deklaroi ndër të tjera komisioneri i BE-së për Punë dhe Çështje Sociale, Andor (të martën 12.10.) në hapje të një konference dyditore për gjendjen e romëve në Bukuresht. Njëkohësisht ai theksoi se në këtë drejtim është bërë shumë. Si për ironi veprimet e diskutueshme të Francës kundër romëve kanë pasur ndikim anësor pozitiv. Në mbarë Evropën në fokus janë vënë problemet e këtij komuniteti. Në konferencën e Bukureshtit morrën pjesë ekspertë të BE-së, të Bankës Botërore dhe përfaqësues të organizatave rome. Andreas Meyer-Feist informon.

  • Data 15.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PfGW
  • Data 15.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PfGW