1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mosmarrëveshjet evropiane për azilin

Këshillimet për standardet e përbashkëta për azilkërkuesit në Evropë po vazhdojnë, por deri tani pa sukses. Evropa ende nuk ka gjetur zgjidhje të përbashkëta për valët e refugjatëve nga zonat e rrezikuara.

default

Kontrolle të reja në kufi apo jo?

Evropa po largohet gjithnjë e më shumë nga një sistem i unifikuar për azilin. Këshillimet mes vendeve anëtare po sillen rreth e rrotull. Propozimi më i ri i Komisioneres së Brendshme të BE-së Cecilia Malmström duket se nuk e ka mbështetjen e shumicës. Ministri i Brendshëm belg Melchior Wathelet ishte i frustruar.

Frustrimet belge dhe mosngutja gjermane

Në foto, Hans-Peter Friedrich

Në foto, Hans-Peter Friedrich

„Të gjithë thonë se ne duhet të arrijmë zgjidhje të përbashkëta. Kjo edhe duhet të bëhet. Nuk duhet vetëm të flasim por duhet të veprojmë. Ky vendim duhet të merret në vitin 2012“, thotë ai.

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, në anën tjetër, nuk ngutet aspak. Ai mendon se duhet luftuar burimet e valëve të refugjatëve.

„Me rëndësi është që gjendja në këto vende të stabilizohet. Kjo do të ishte vendimtare për vitet e ardhshme. Ne duhet t'u ofrojmë njerëzve një perspektivë në vendin e tyre", pohon ai.

Pas revolucioneve në vendet arabe, është shtuar presioni për migracionin. Deri në pranverën e këtij viti, regjimet kanë parandaluar ikjen e njerëzve nga vendet e tyre. Ndërsa tani gjithnjë e më shumë njerëz po e marrin rrugën e Mesdheut për të kaluar në tokën evropiane. Evropa ka gjetur deri tani vetëm një përgjigje: mbrojtjen më të mirë të kufijëve të jashtëm. Komisionerja Cecilia Malmström thotë: "Jo, ky nuk është fundi i Shengenit. Fjala është për krijimin e një sistemi më rezistent ndaj krizave. Shengeni është një sukses shumë i madh."

Shengeni në rrezik

Cecilia Malmström Asyl Flüchtlingspolitik

Cecilia Malmström

Vendet e vogla janë të paknaqura me zgjidhjet e deritanishme. Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner ka frikë se udhëtimet mund të parandalohen edhe për shkaqe të brendshme politike.

„Kjo mund të shkaktojë një efekt domino. Ne nuk duam ngritjen e sërishme të kufijëve, por sigurimin e mëtejmë të lirisë së lëvizjes, që e kemi arritur me hapjen e kufijëve të jashtëm", thekson ajo.

Flüchtlinge auf Lampedusa Italien

Refugjatët në Lampeduza

Propozimet e fundit të Danimarkës konsiderohen si populizëm i thjeshtë. Qeveria pakicë në Kopenhagë ka vendosur nën presionin e populistëve të djashtë që së shpejti të fillojë me kontrollin e dokumentave në kufi. Berlini është kundër.

„Ne nuk mund të pranojmë që të pezullohet liria e lëvizjes në hapsirën Shengen. Danimarka duhet të përballet me çështjet kritike“, thotë ministri gjerman.

Bullgaria dhe Rumania ende mbeten jashtë hapsirës së Shengenit. Në Bruksel është dhënë dita jeshile, por Gjermania dhe Franca janë kundër sugjerimeve të Komisionit. Në shtator duhet të debatohet sërish për zgjerimin e kësaj zone.

Autor: Peter Heilbrunner / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti