1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mosmarrëveshje në samitin e BE

Temat që mbizotëruan ditën e dytë të samitit të shteteve anëtare të BE, në Bruksel ishin unioni mesdhetar dhe mbrojtja më e mirë e klimës. BE ishte në prag të përçarjeve serioze.

default

Liderët e BE: Të bashkuar vetëm në foto

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në mars të vitit 2007, si udhëheqëse e atëhershme e BE, insistonte në trajtimin shumë serioz të mbrojtjes së klimës. Një vit më vonë, vet kancelarja doli në mbrojtje të interesave të auto-industrisë gjermane dhe kërkonte rregulla të veçanta për disa sektorë, që shpenzojnë sasi shumë të mëdha të energjisë. Megjithatë Merkel përpiqej që të mos lente përshtypjen se po e frenon politikën e mbrojtjes së klimës.

"Fjala është për domosdoshmërinë që Komisioni dhe Këshili të njoftohen me të gjitha rezervat e secilit vend. Prandaj unë kam thënë se duhet gjetur zgjidhje të shpejtë për industrinë, e cila kërkon energji të mëdha. Besoj se kjo temë do të trajtohet në këshillimet e mëtejme. Nuk mund të thuhet sot nëse janë realizuar qëllimet tona, por besoj se jemi në rrugë të mirë", pohon kancelarja.

Për këtë çështje Merkel ka pasur një debat edhe me komisionerin Jose Manuel Barroso, i cili ia rikujtoi kancelares obligimet e marra para një viti, për zvoglimin për 20 përqind të dioksidit të karbonit deri në vitin 2020.

"Këshilli i Evropës e ka thënë qartë se këto janë propozime të mira dhe se tani duhet marrë vendimet përkatëse", theksoi ai.

Deri në fund të vitit duhet të miratohet një paketë ligjesh, me të cilat parashikohet zbatimi i marrëveshjeve. Deri tani nuk është e qartë nëse mund të ketë përjashtime.

Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana mendon se koha po kalon dhe presionet po shtohen. Në një raport të paraqitur para presidentëve dhe kryeministrave, Solana thotë se që tani ndryshimi i klimës paraqet një problem serioz.

"Jemi marrë edhe me problemet tjera të klimës, të cilat zakonisht nuk merren parasyshë dhe kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë. Ne po vazhdojmë punën sepse duam një përgjigje të plotë për pasojat e ndryshimit të klimës", thotë Solana.

Presidenti i francës Nicolas Sarkozy ia vodhi Sllovenisë shoun fillestar me propozimin për krijimin e një unioni mesdhetar. Ndonëse Sllovenia ishte kundër, tema u vendos në rend dite. Mirëpo presidentit Sarkozy pas këshillimeve nuk i mbetën shumë nga idetë fillestare. Në parim të gjithë janë dakord se procesi i deritanishëm i Barcelonës është në qorrsokak, por ëshë kontestuese nëse duhet krijuar organizma të tjerë. Angela Merkel tha se duhet ndjekur shembulli i bashkëpunimit të mirë mes Berlinit dhe Parisit, si model për bashkëpunimin mesdhetar. Por të tjerët ishin kritik ndaj mbështetjes së Sarkozyt prej kancelares Merkel, kështu që në fund mezi u evitua përçarja e Unionit.

  • Data 14.03.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOf2
  • Data 14.03.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOf2