1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mosmarrëveshje në Izrael rreth procesit të paqes

Ndërkohë që presidenti Peres angazhohet për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve, qeveria në Jeruzalem diskuton nëse dhe për çfarë duhet të negociojë me palestinezët.

Në foto, Shimon Perez

Në foto, Shimon Perez

Presidenti izraelit Shimon Peres u angazhua fuqishëm për procesin e paqes së Lindjes së Mesme në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani. "Tani është koha për paqe. (...) Unë mendoj se kjo është një mundësi reale", tha ai. Në konferencën në Qendrën e Kongreseve "Mbreti Hussein" në Detin e Vdekur morrën pjesë edhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është përpjekur në dy muajt e fundit përmes ndërmjetësimit diplomatik të mundësojë fillimin e bisedimet të reja të paqes. Të premten (24.05.2013) ai tha në Izrael se ka ardhur koha për "vendime të vështira" për Izraelin dhe palestinezët. Kerry është përpjekur t'i bindë palestinezët që të zhvillojnë bisedime pa parakushte. Por deri tani më kot: Nuk do të ketë kthim në tryezën e bisedimeve nëse nuk i jepet fund ndërtimit të vendbanimeve të reja izraelite në Bregun Perëndimor, tha Erekat tha në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Mosmarrëveshje në kabinetin izraelit

Në foto, Amir Peretz

Në foto, Amir Peretz

Në koalicionin qeverisës izraelit ndërkohë diskutohet ende në lidhje me negociatat. Në një takim të kabinetit në Jeruzalem ministri i Mjedisit Amir Peretz nga partia Hatnua u angazhua që bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit me palestinezët të jetë vija kufitare e vitit 1967. Nga ana tjetër ministri i Turizmit, Uzi Landau sipas një shkrimi në gazetën "Jediot Achronot" ka kritikuar se kufijtë e Izraelit do të jenë të pambrojtur pas një tërheqjeje të mundshme nga Bregu Perëndimor.

Madje kufijtë që kanë ekzistuar deri në luftën gjashtëditore të vitit 1967 Landau i ka quajtur "kufiri i Auschwitz-it". Termi polemizues daton që nga koha e ish-ministrit të Jashtëm të Izraelit Abba Eban. Eban dëshironte të thoshte me këtë se kufijtë e Izraelit para vitit 1967 kanë qenë të pasigurta dhe në rrezik për vendin. Për këtë arsye, disa izraelitë janë edhe sot kundër heqjes dorë nga Bregu Perëndimor.