1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mosmarrëveshje brenda LDK-së - kërkohet rikthimi i Sejdiut në parti

Kryesia e LDK-së, ka hyrë në një krizë të re. Disa anëtarë të kryesisë kërkojnë nga kryetari i partisë, Fatmir Sejdiu që të lerë postin e presidentit të vendit dhe të udhëheqë reformat në LDK.

default

Fatmir Sejdiu

Kryesia e LDK-së tashmë po diskuton mënyrën se si të tejkalohen mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të kryesisë rreth reformave që është paraparë të përfshijnë këtë parti. Një javë më parë, kryeshefi ekzekutiv i LDK-së Blerim Kuçi dha dorëheqjen nga posti i tij me kërkesë të presidentit Sejdiu. Ky thuhet të jetë shkaku kryesor që brenda kryesisë së LDK-së të ketë serish përplasje. Vetë kryeshefi ekzekutiv i partisë LDK për reformat, Blerim Kuçi, pas dorëheqjes nga posti i tij dekaroi se e ka dhënë dorëheqjen më kërkesë të presidentit Sejdiu.

Presidenti Sejdiu nuk e ka komentuar asnjëherë dorëheqjen e Blerim Kuçit. Por burime brenda kryesisë së LDK-së, thonë se arsyeja ka qenë dinamika e shpejtë e reformave që ka ndërmarrë zoti Kuçi. Po sipas këtyre burimeve presidenti Sejdiu ka konstatuar se ky përshpejtim i reformave mund ta dëmtojnë koalicionin qeverisës me PDK, të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi.

Zëra nga LDK: Nuk duhen harruar reformat në parti

Të pakënaqur më kërkesën e presidentit që Blerim Kuçi të jap dorëheqje, disa anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë kërkuar që presidenti Sejdiu ta lerë postin e presidentit të shtetit dhe të udhëheqë reformat në parti. Astrit Haraqia, anëtar kyesie i tha Dë- së se edhe në bazë të kushtetutës, presidenti Sejdiu nuk mund të mbajë dy poste. "Në zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit 2007 ne si LDK-së kemi pësuar një debakël në zgjedhje. Për hir të paravësisë së Kosovës ne kemi pranuar që të hyjmë në koalicion me PDK-së. Mirëpo tash është shumë e rëndësishme që të merremi edhe me partinë tonë sepse nuk duhet që partia të lihet në rend të dytë, sepse partitë krijojnë institucionet. Prandaj kam kërkuar nga presidenti Sejdiu që është më mirë që të udhëheqë me reformat në parti sesa të jetë një president dekorativ", thotë Astrit Haraqia.

Presidenti Sejdiu, vetëm pak kohë pas zgjedhjes së president i i Kosovës, ngriu postin e kryetarit të LDK-së duke i dhënë kompetencat e drejtimit nënkryetarëve. Në Kushtetutën e Kosovës e cila u votua në parlament thuhet qartë se presidenti i vendit nuk mund të ushtrojë funksion tjetër. Presidenti Sejdiu e ka marrë mbështetjen edhe të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, i cili LDK-së e cilëson një partnere serioze në koalicion.

Sipas analistëve përplasjet e fundit në kryesinë e LDK-së, janë një tregues i qartë se kjo parti ka hyrë në një krizë të brendshme pas asaj të dy vjetëve më parë kur Nexhat Daci ish-kryetar i parlamentit u nda nga LDK dhe formoi LDD-së. Ky ishte shkaku kryesor që LDK humbi për herë të parë që nga përfundimi i luftës në zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit 2007. Partitë politike opozitare nuk i kanë komentuar shumë zhvillimet e fundit në LDK, por kërkojnë që të respektohet Kushtetuta. Kjo do të thotë që presidenti Sejdiu, duhet të zgjedhë njërin nga postet që mban të jetë president i vendit apo kryetar i LDK-së.


  • Data 30.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FkSJ
  • Data 30.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FkSJ