1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mosmarrëveshja për rrogat e nëpunësve të BE vazhdon

Grindja për rrogat e nëpunësve të BE-së hyn në raundin e dytë. Komisioni paraqiti të mërkurën (6.1.) padinë, për të realizuar ngritjen e pagave me 3,7 përqind.

Rrogat e nëpunësve të BE-së kërkohet të rriten më pak se të tjerat.

Rrogat e nëpunësve të BE-së kërkohet të rriten më pak se të tjerat.

Afro 2500 euro rrogë bazë për një sekretare deri në gati 18.000 euro për një drejtues sektori, vetëm kjo nuk tingëllon e pazakontë. Më e pazakontë është që Presidenti i ri, i përhershëm i KE, Herman Van Rompuy fiton më shumë se Presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Diskutimi ka marrë shkas nga planifikimi i fundit për të ngritur pagat me 3,7 përqind për afro 44.000 nëpunës së BE-së. Në një kohë, që rriten borxhet publike, papunësia dhe si pasojë edhe vështirësitë me pagat, një gjë e tillë nuk është e lehtë t'u transmetohet qytetarëve, mendojnë shumica e qeverive të shteteve anëtare. Ata kanë vendosur, t'u paguajnë nëpunësve të BE-së vetëm gjysmën, pra një plus prej 1,85%. Edhe disa deputetë mbështesin këtë ide, si politikani socialdemokrat gjerman, Jens Geier.

„Kjo në fakt nuk më duket në rregull. Besoj se ngritja e rrogës për nëpunësit në institucionet e BE-së me 3,7 përqind thjesht nuk është realiste. Besoj se do të ishte një sinjal i mirë, që nëpunësit që vend të kesaj të jepnin një shenjë solidariteti."

Por Komisioni nuk do të pajtohet me vendimin e Këshillit, tha zëdhënësja Pia Ahrenskilde të mërkurën:

„Unë e konfirmoj vendimin [e komisionit], që të shkojë në gjyq [fjala është për gjykatën Gjykatën Evropiane] dhe të kërkojë atje tërheqjen e vendimit të Këshillit në bazë të nenit 263 të marrëveshjes së BE-së.“

Shifra 3,7 përqind nuk del nga bisedimet për tarifat. Ajo është thjesht një shifër aritmetike. Ajo përben mesataren e rritjes së pagave në shërbimin publik në tetë shtetet e vjetra të BE-së. Vetë shtetet anëtare e kanë vendosur këtë procedurë, prandaj Komisioni e konsideron të drejtën në anën e tij, tha zëdhënësja Ahrenskilde.

„Fjala këtu është për respektimin e rregullave të vendosura. Kjo nuk mund të influencohet politikisht. Gjykata duhet të vendosë lidhur me atë, që komisioni e konsideron si shkelje të rregullave, të cilat i kanë përcaktuar shtetet anëtare. Dhe këto rregulla pasqyrojnë situatën në shtetet anëtare, ku pasojat e krizës tek pagat influencojnë edhe përshtatjen e pagave të Komisionit.“

Vendimtare është që shifrat përcaktuese janë përcaktuar në mesin e 2008, pra nga koha e krizës. Ngritja tjetër e rrogave për nëpunësit e BE-së gjithsesi do të jetë e pakët, pavarësisht se si do të vendosë Gjykata Evropiane. Një rast të ngjashëm ka patur në vitin 1973. Atëherë gjykatësit patën vendosur në favor të Komisionit. Përveç kësaj gjykatësit përfitojnë vetë nga përshtatja e rrogave, gjë që i jep çështjes një nuancë shumë interensante.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 07.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOD0
  • Data 07.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOD0