1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mosmarrëveshje të shumta mes Presidentit dhe shumicës parlamentare në Rumani

17 Tetor 2009

Presidenti Traian Basescu emëroi ekspertin e financave Lucian Croitoru si mandatar. Por ai nuk ka shumicën në Parlament. Opozita ka propozuar për këtë post rumunin me prejardhje gjermane Klaus Johannis.

https://p.dw.com/p/K8wX
Traian Basescu kundër shumicës parlamentareFotografi: AP

Në botën financiare ai mbase gëzon një autoritet të lartë, por në politikën e brendshme të Rumanisë, nuk ka gati kurfarë shansa: Lucian Croitoru, këshilltar i guvernatorit të Bankës Qendrore është emruar prej Presidentit Traian Basescu, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Croitoru ka, sipas kushtetutës, 10 ditë kohë për të krijuar kabinetin e ri qeveritar të cilin duhet ta miratojë Parlamenti i Rumanisë. Mirëpo në Parlament ai do të ketë mbase mbështetjen e vetëm një partie, demokratëve liberal të ish-kreyminmistrit të rrëzuar të marten (13.10.), Emil Boc. Partitë tjera janë kundër sjelljes së Presidentit Basescu. Shefi i neoliberalëve, Crin Antonescu, paralajmëroi se do të kërkojë mendimin edhe të Gjykatës Kushtetuese, sepse Basescu po e innjoron shumicën parlamentare.

"Vazhdimi i krizës politike mund të shkaktojë dëme të mëdha për ekonominë e Rumanisë. Për këtë fajin dhe përgjegjësinë e ka Presidenti aktual“, thotë ai.

Rumäniens Premier Emil Boc
Ish - kryeministri Emil Boc: kush do ta zëvendësojë?Fotografi: picture alliance/dpa

Opozita propozon Johannisin, Presidenti nuk pranon

Prej daljes së socialdemokratëve nga qeveria para dy javësh, opozita i ka siguruar mbi 65 % të votave në Parlament. Opozita ka propozuar të mërkurën (14.10.) kandidatin e saj për kryeministër, rumunin me prejardhje gjermane, kryetarin e bashkisë së qytetit Hermannstadt, në rumanisht Sibiu, Klaus Johannis.

Ishte kjo një befasi, por jo sipas shijes së Presidentit. Basescu refuzoi këtë propozim. Sipas tij, tani duhet krijuar një qeveri të unitetit kombëtar, pa marrë parasyshë se çfarë do të thotë kjo. Basescu hodhi poshtë edhe kritikat e opozitës.

"Partitë politike janë ato të cilat kanë krijuar krizën e panevojshme politike. Apeloj për përgjegjësi: Rumania ka nevojë urgjente për një qeveri legjitime që mund të përqendrohet tek puna", thotë Presidenti.

Kandidati i opozitës, Klaus Johannis, është kryetar i Forumit demokratike të gjermanë në Rumani dhe prej nëntë vitesh si kryetar bashkie ka krijuar një imazh të mirë në botën e jashtme. Gjatë mandatit të tij, qyteti është bërë një prej më atraktivëve në rajon. 2007 ishte Hermannstadti kryeqytet kulutor i Evropës. Por Klaus Johannis nuk e ka mbështetjen e Presidentit për postin e kryeministrit.

Ndërkohë që poliikanët grinden mes vete, po thellohet edhe më tej kriza ekonomike dhe financiare: FMN-ja po heziton që Rumanisë t'i pagujaë ndihma në vlerë prej miliardash, para se të zgjidhet qeveria e re.

Autor: Jörg Paas

Redaktoi: Bahri Cani