1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Moska zyrtare paralajmëron Kosovën

Rusia paralajmëroi Kosovën në lidhje me lejimin e trajnimit të rebelëve të opozitës siriane në territorin e saj. Ambasadori rus në OKB Vitali Çurkin tha se kjo mund të shkaktojë fërkime ndërkombëtare.

Vitalij Çurkin

Vitalij Çurkin

Vitalij Çurkin dënoi ato, që i quajti "informata shqetësuese" se autoritetet e Kosovës kishin "vendosur kontakte me opozitën siriane për të trajnuar kryengritës" në Kosovë.

Sipas diplomatëve dhe raporteve të mediave në Kosovë kohët e fundit kanë qenë të paktën tre aktivistë sirianë në mërgim për bisedime me ish-kryengritësit në Kosovë.
Çurkin tha në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën se çdo trajnim i rebelëve nga Siria do të "binte në kundërshtim" me misionin e paqes të OKB-se dhe Ligës Arabe dhe të dërguarit Kofi Anan.
"Për më tepër duke e kthyer Kosovën në një qendër trajnimi ndërkombëtar për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo mund të bëhet një faktor serioz destabilizues, përtej rajonit të Ballkanit", tha ai.

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ne s'bëjmë trajnime por mbështesim opozitën.


Çurkin u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, që kanë misione në Kosovë, për të vepruar për të parandaluar praninë e rebelëve sirianë.

Hoxhaj: ne mbështeaim opozitën siriane

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj Hoxhaj në përgjigjen e komenteve të ambasadorit rus në OKB Vitali Çurkin, shprehu mbështetjen e fortë për opozitënn siriane, duke pohuar se qeveria e tij ka krijuar tashmë kontakte diplomatike me sirianët, që luftojnë për të larguar presidentin Bashar al-Assad. Ai bëri të qartë se Prishtina i ofron mbështejte opozitës siriane, e cila është e mbyllur në luftë me forcat besnike ndaj Asad që prej 14 muajsh.
Duke folur pas takimit të rregullt të KS për Kosovën, Hoxhaj u tha gazetarëve: “Ne kemi qenë nga qeveritë e para në Evropë, që kemi mbështetur opozitën në Libi dhe në vendet e tjera arabe vitin e kaluar, sepse ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata dhe të njëjtat vlera”, tha ai duke shtuar "ne kemi të njëjtin qëndrim ndaj Sirisë dhe kemi disa kontakte diplomatike ndërmjet qeverisë sime dhe opozitës siriane".

"Ne po e përkrahim shumë kauzën e tyre", theksoi Hoxhaj. I pyetur, nëse ka mundësi që bëhen trajnime”, ai u përgjigj: "Jo aspak."