1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moska reagon pas rezolutës së OKB-së për Krimenë

Moska e cilësoi si "joproduktive" rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila dënoi aneksimin e Krimesë nga Rusia, të enjten. Rezoluta e OKB-së nuk e njeh referendumin në Krime.

Pas miratimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që dënon referendumin në Krime dhe e shpall të pavlefshëm, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës të premten. Ministria e Jashtme në Moskë e quajti këtë rezolutë si "joproduktive". Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme "do të vështirësojë zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë", deklaroi Moska. Rezoluta, që nuk është e detyrueshme, cilësohet nga Moska si një "interpretim partiak" i zhvillimeve në Ukrainë.

Rusia e izoluar

Sipas diplomatëve perëndimorë, megjithëse rezoluta e OKB-së nuk është e detyrueshme, ajo dërgon një sinjal të qartë drejt Moskës. Rezultati tregon se sa e izoluar është Rusia tani në skenën botërore.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të enjten një rezolutë, që e shpall të pavlefshëm referendumin e organizuar në gadishullin e Krimesë, që çoi në shkëputjen e saj në Ukraina dhe aneksimin nga Rusia. Për këtë deklaratë votuan 100 vende, 11 votuan kundër, ndërsa 58 abstenuan. Ndërkohë që disa prej 193 vendeve më të drejtë vote nuk morën pjesë në votim. Në referendumin e Krimesë 97% e qytetarëve votuan për shkëputjen nga Ukraina. Kundër delaratës votuan Armenia, Sudani, Siria, Venezuela, Zimbabve, Kuba dhe Koreja e Veriut. Kina abstenoi si edhe në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit.

Perëndimi akuzoi Rusinë se e ka aneksuar Krimenë. Ndërkohë parlamenti në Kiev miratoi një paketë reformash, që parasheh shkurtime të mëdha të rrogave e shërbimeve të tjera. Fondi Monetar Ndërkombëtar do t'i ofrojë Ukrainës 18 miliardë dollarë kredi për të shpëtuar vendin nga falimentimi, si kusht për këtë kërkohen reforma ekonomike.