1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moska e zënë në darën e ideve të rivalëve

Presidentët Obama dhe Medvedjev folën në Londër për hapa tjerë për çarmatimin bërthamor. Por kjo nuk do të thotë ndonjë përmirësim i vërtetë i marrëdhënieve ruso-amerikane.

default

Në takimin e tyre të parë në kuadër të takimit të G20-s në Londër, presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe ai rus Dimitri Medvedjev ranë dakord për bisedime të reja për çarmatimin bërthamor, duke dashur të japin edhe një sinjal për fillimin e ri të marrëdhënieve ruso-amerikane.


Shanset për një start të ri janë të mira

Për shkak të krizës financiare dhe rezesionit global, si SHBA ashtu edhe Rusia janë të gatshme më tepër se deri tani për të kooperuar në fushën ndërkombëtare. Veç kësaj, në tonin e tyre dhe stilin politik të dy presidentët si Obama dhe Medvedjev janë më të prirur drejt mirëkuptimit, se sa me paraarendësit e tyre, kështu që një afrim duket i mundshëm.

Pavarësisht nga pikëpamjet divergjente jo vetëm në shumë çështje ndërkombëtare, pengesa më e madhe për përmirësimin vërtet të thellë të marrëdhënieve ruso-amerikane qëndron në perspektivat e ndryshme të të dyja palëve, pikërisht për këto marrëdhënie.

Raportet me Moskën janë mjet për të arritur qëllimin

Për qeverinë e Barack Obamës raportet më të mira me Moskën janë një mjet për të arritur qëllimin. Sepse, sipas këndvështrimit amerikan Rusia është fuqi rajonale vetëm sepse është në gjendje t'i prishë punë SHBA-së, por jo se është kundërshtar i barazvlershëm.


Ingo Mannteufel

Ingo Mannteufel

Sfidat e vërteta për politikën e SHBA-së janë kriza globale financiare dhe ekonomike, lufta kundër terrorit si dhe pengimi i Iranit për të ndërtuar armë bërthamore. Për zgjidhjen e këtyre problemeve globale do të ishte me vlerë edhe një raport më i mirë me Rusinë. Po kjo nuk është qëllim në vetvete. Pra edhe për këtë Obama as nuk heq dorë krejtësisht prej planeve për ngritjen në vendet e Evropës Qendrore të një mburoje mbrojtëse ndaj raketave, dhe as nuk e përjashton anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO.

Perspektiva ruse është e ndryshme

SHBA-ja vazhdon të jetë për Moskën masa për pozicionin e vet në botë. Për politikën e jashtme ruse raporti me SHBA-në vazhdon të jetë një qëllim në vetvete - prandaj Rusia është e gëzuar për vështirësitë ekonomike të SHBA-së, megjithëse pasojat e saj në Rusi janë të mëdha. Rusët janë të interesuar edhe për largimin e amerikanëve nga Kirgistani, megjithëse një dështim i NATO-s në Afganistan do ta rrezikonte fort sigurinë e Rusisë. Po ashtu edhe frenimi i Moskës, kur është fjala për sanksione kundër Iranit, megjithë rrezikun për sigurinë, që paraqet një bombë atomike iraniane pikërisht për Moskën.


Me fjalë të tjera: vetëm kur Rusia të heqë dorë prej traumës post-imperiale në raportet me SHBA-në dhe të kujtohet për arritjen e interesave të vërteta kombëtare, do të arrihet një fillim vërtet i ri në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.


Autor: Ingo Mannteufel

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 02.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HOsy
  • Data 02.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HOsy