1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moska është për "Zgjidhjen - zero"

Moska shpreson që qeveria amerikane e drejtuar nga Barak Obama të jetë e gatshme për të bërë kompromise në grindjet për raketat. "Zgjidhja - zero" e propozuar nga Medvedjev, u refuzua nga ministri amerikan, Gates.

Fotografi simbolike për sistemin e mbrojtjes me raketa

Fotografi simbolike për sistemin e mbrojtjes me raketa

Në grindjet për stacionimin e sistemit amerikan të raketave mbrojtëse në Poloni dhe Çeki, presidenti rus Dmitri Medvedjev është shprehur i sigurt, se do të mund të gjendet një zgjidhje e problemit. Në një intervistë me gazetën franceze „Le Figaro" ai ka folur për shpresat që ekzistojnë se presidenti i ardhshëm amerikan Obama, mund t`i shqyrtojë edhe një herë vendimet e marra. „Reaksionet e para të administratës amerikanë na japin shpresa. Sidoqoftë, partnerët tanë të ardhshëm janë duke menduar sa i nevojshëm dhe i dobishëm është sistemi amerikan i raketave. Duket sikur ka ende për të diskutuar. Ne jemi të gatshëm për bisedime, njëkohësisht favorizojmë një obsion - atë zero. Kjo do të ishte dalja krejtësisht normale nga kjo situatë."

Ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gates

Ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gates

Në këtë mënyrë Moska ofron heqjen dorë nga stacionimi i raketave të saj në eksklavën ruse të Kaliningradit, me kushtin që SHBA-të të heqin nga ana e tyre, nga sistemi mbrojtës me raketa. Medvedjev kritikoi edhe një herë mungesën e gatishmërisë për kompromise që qeveria e Bushit pati sinjalizuar në këtë çështje.„Ne i kemi shtruar parnterit amerikan gjithnjë të njëjtën pyetje: Pse ju duhet ky sistem, sa efektik mund të jetë ai dhe kundër kujt drejtohet? Por ne nuk kemi marrë kurrë përgjigje të sakta."

ushtrime me raketa

ushtrime me raketa

Përveç kësaj, Uashingtoni nuk ka pranuar propozimet e Moskës për ngritjen e një sistemi global sigurie. SHBA-të kanë marrë i kanë bërë planet për sistemin e raketave pa rënë dakord më parë me partnerët evropianë ose të Natos. „Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse të reagojmë ndaj vendimit të njëanshëm, të marrë nga kolegët amerikanë. Dhe unë e kam bërë të qartë përgjigjen time edhe në Asamblenë Federale. Unë mendoj se ky është një hap i matur. Në fund të fundit nuk kemi qënë ne ata që e kanë filluar këtë."

Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev

Në një reaksion të parë, ministri amerikan i mbrojtjes, Gates e quajti të papranueshme propozimin e Moskës për të hequr dorë nga sistemi i raketave. Gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes së Natos, të mbajtur në Estoni ai tha se nuk ka mirëkuptim për planet ruse për vendosjen e raketave në Kaliningrad. Megjithatë qeveria e ardhshme amerikane do të duhet të bisedojë për këtë çështje me Moskën. Presidenti rus, Medvedev tha se ai sheh shance për një fillim të ri të marrëdhënieve ruso-amerikane.

  • Data 14.11.2008
  • Autor Stefan Lak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fv8X
  • Data 14.11.2008
  • Autor Stefan Lak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fv8X