1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mosbesim dhe zëmërim i thellë - Franca e përfshirë nga trazirat

Luftime nëpër rrugë, ndërtesa dhe makina të djegura - Në periferitë e Parisit po ndodhin prej ditësh tashmë trazira të shumta

default

Patrullim i policisë dje në pjesën veriore të Parisit

Pamjet janë të ngjashme: Huliganë me maska, policë të armatosur, makina të shkatërruara që digjen. Franca në vjeshtë të vitit 2007 duket njësoj si Franca në vjeshtë të vitit 2005. Duket vërtet sikur nuk ka ndryshuar gje që atëherë. Si mund të shpjegohet ndryshe që të njejtat shkaqe shkaktojnë të njejtat reagime. Asokohe ndodhi një aksident gjatë një aksioni policor. Këtë herë u bë shkak një aksident dhe ku ndodhej rastësisht një makinë policie.

Sërish mjaftoi lajmi i vdekjes së dy djemve, që të fillonin trazira nëpër rrugët franceze. Por kush hedh bomba kundër policëve dhe kush qëllon me armë mbi to, kush i vë flakën makinës së fqinjëve dhe skollave të fëmijëve të tyre, nuk meriton mirëkuptim. Shteti e ka për detyrë të vërë sërish rregull në vend. Nuk mund të pranohet që periferitë të kthehen në zona autonome.

Por nuk është e lehtë: Përpara 2 vitesh trazirat zgjatën mbi 2 javë. Vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme u zbut disi gjendja. Asokohe ministri i brendshëm e zgjidhi situatën, sot ai është presidenti i shtetit. Por ç´hapa ka ndërmarrë Nikola Sarkozy deri tani, për ta zgjidhur këtë problem?

Të rinjtë e periferive pa perspektivë

Sidoqoftë mesazhi arriti: Të rinjtë në periferi ndjehen të izoluar dhe të lënë pasdore. Ata nuk shohin ndonjë perspektivë në tregun e punës dhe kështu nuk përpiqen të mësojnë mirë në shkollë. Për ta shteti dhe përfaqësuesit e tij janë fuqi armiqësore, me të cilat hyjnë në kontakt vetëm kur thyejnë rregullat. Mosbesimi dhe zëmërimi janë aq të thellë sa mund të shpërthejnë në çdo rast.

Sigurisht që fajin nuk e mban qeveria aktuale, që tani po instalon një sekretare shteti për periferinë Banlieue. Situata është tensionuar prej vitesh tashmë dhe do të zgjasë shumë kohë deri sa të mund të zgjidhen të gjitha problemet.

Sidoqoftë është turp për qeverinë aktuale që nuk ndërmerr masa të menjëhershme për ndryshimin e situatës. Sidomos kur ka në krye një president superaktiv, i cili kujdeset personalisht për gjithçka që ka rëndësi. Por mesa duket periferitë nuk janë dhe aq të rëndësishme për presidentin francez.

  • Data 28.11.2007
  • Autor Andreas Teska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CUAt
  • Data 28.11.2007
  • Autor Andreas Teska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CUAt