1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Monumenti, që përçan Turqinë

Pas disa muaj grindjesh qeveria turke nisi rrënimin e një memoriali për pajtimin me armenët në kufirin e dy vendeve. Prishja e monumentit ndez një debat politik, që hedh dritë në marrëdhëniet e vështira armeno-turke.

Monumenti i pajtimit në Kars

Monumenti i pajtimit në Kars

Monumenti 24 metra i lartë, që paraqet një njeri të ndarë përgjysëm, ishte kritikuar ashpër nga nacionalistët turq, nga ana tjetër ai mbrohet nga artistët si „monument i njerëzimit“. Yasin Aktay, kryetar i Think Tanks, institutit për studime strategjike, mendon se procesi i normalizimit ndërmjet Turqisë dhe Armenisë nuk “ka vdekur ende”. Por ai nuk është as „tepër i gjallë“. Në fund do të ketë një rrugëdalje. Armenia nevojitet për shkak të paktit të paarashikuar me Iranin dhe bashkëpunimit rajonal, që rezulton prej tij. Por në konfliktin e Karabakut Armenia gjithashtu duhet të ndërmarrë një hap përpara.“

Raporte të rënduara jo vetë për shkak të Nagorny Karabakut

Raporte të rënduara jo vetë për shkak të Nagorny Karabakut

Turqia në konfliktin e Nagorni Karabakut është në anën e Azerbajxhanit dhe kërkon që Armenia t'i japë fund okupimit të territorit të Azerbajxhanit. Kjo ekziston që nga lufta ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit nga vitet 1992 -1994. Që atëherë Armenia mban të pushtuar një enklavë të populluar kryesisht nga armënë në Azerbajxhan, si dhe një korridor. Arsye për bllokimin në konfliktin e Karabakut sipas Aktay është një "dinamikë e brendshme" e vendeve në fjalë. Për shkak të zgjedhjeve të ardhshme asnjë nga qeveritë nuk dëshiron të „japë llogari“ se përse heziton të bëjë „hapa të tillë të guximshëm“. Megjithatë çështja e monumentit përkujtimor duhet parë e shkëputur nga marrëdhëniet turko-armene.

Pengohet afrimi

Prishja e monumentit sipas ekspertit për politikë të jashtme dhe gazetarit të gazetës së përditshme "Habertürk", Soli ëzel, i vjen përshtat Azerbajxhanit. Sepse në këtë mënyrë nuk pritet ndonjë çtensionim ndërmjet Turqisë dhe kundërshtarit në konflikt Armenisë. Megjithatë nuk pritet as ndikim pozitiv dhe as negativ në marrëdhëniet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit. Megjithatë ëzel kritikon vendimin për heqjen e monumentit. Hapja e Turqisë me Armeninë u eleminua që në zanafillë nga kryeministri Erdogan. „Prishja e monumentit është si një gozhdë në arkivolin, ku gjithsesi gjendet politika e çtensionimit ndërmjet Turqisë dhe Armenisë, e nisur me aq vështirësi", mendon ëzel.


Nationalistët të papajtueshëm

Ai ishte genocid?

Ai ishte genocid?

Kryetari i OJQ-së nacionaliste "qendra turke për studime strategjike" (TÜRKSAM), Sinan Ogan, është kryesuesi i listës lëvizjes nacionaliste (MHp) në zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit në provincën kufitare Igdir. Ogan nuk sheh „asgjë artificiale“ tek monumenti dhe diskutimi për largimin e tij." Për të është shumë e vështirë pë të folur për një miqësi me Armeninë: "Armenët pretendojnë cdo vit me 24. prill, se Turqia ka kryer genocid kundër armenëve, konsiderojnë malin Ararat si territorin e tyre dhe që prej pushtimit të malit Karabak mbajnë të okupuar territor azerbajxhanas." Armenia duhet të bëjë patjetër „një hap në konfliktin e Krabakut“,mendon Ogan.


"Vetëm një monument"

Protestë kundër largimit të monumentit

Protestë kundër largimit të monumentit

Gazetari turk me origjinë armene njëkohësisht edhe shkrimtar Etyen Mahcupyan beson se monumenit nuk është „rezultat i një konsensi“. Përkundrazi nga ndërtuesi i tij Mehmet Aksoy është quajtur "monument i njerëzimit" dhe u cilësua si "simbol i miqësisë". Prishja e këtij monumenti nuk do të ndikojë më tej në marrëdhëniet armeno-turke: "Fundja ai ëshjtë vetëm një monument, as më ak dhe as më shumë“

Ish kryetari i bashkisë së qytetit Kars i partisë opozitare popullore në opozitë, Naif Alibeyoglu, ndjek me trishtim të madh zhvillimet në lidhje me monumentin, i cili është porositur nga vetë ai: "Jo vetëm në Armeni, por në Europë dhe në të gjithë botën donim të dëgonim mesazhin se Kaukazi mund të jetë ishull i paqes. Sa keq që humanizmi shkelet tani me këmbë."

Autor: Baha Güngër / Mirjana Dikic / Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti