1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Monumenti në Preshevë mollë sherri

Monumenti i të vrarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB), që u ngrit më 16.11.2012 në sheshin qendror në Preshevë, përkeqësoi situatën në jug të Serbisë.

Wikipedia :http://commons.wikimedia.org/wiki/File:View_of_Pre%C5%A1evo.JPG Preševo (kyrillisch Прешево; albanisch Presheva oder auch Preshevë) ist eine Stadt und Hauptort der gleichnamigen Opština im äußersten Süden Serbiens. Sie liegt im Flusstal der Morava an der Grenze zu Mazedonien und dem Kosovo. Die Opština Preševo hat eine Fläche von 264 Quadratkilometern und umfasst 34 Ortschaften, in denen 34.904 Menschen leben (Volkszählung 2002). 89,1 Prozent der Bewohner sind Albaner, damit ist Preševo die größte mehrheitlich albanische Opština in Zentralserbien.

Blick auf Presevo/Serbien

Zbulimi i monumentit u bë me rastin e festimeve të njëqind vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, e shumë shpejt pas kësaj pasuan reagimet e ashpra të qeverisë në Beograd. Disa ditë pas përurimit të tij kryeminsitri serb Ivica Daçiç u shpreh se: "vendosja e pllakës përkujtimore për anëtarët e ish-UÇPMB-së në qendër të Preshevës është provokim, ndaj të cilit sheti duhet të reagojë." Daçiç deklaroi pas kësaj se shteti këtë monument do ta shkatërrojë deri më 17 janar, kur zhvillohet dhe raundi pasues i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, nëse deri atëherë këtë nuk e bëjnë ato, që e kanë vendosur. Pasuan edhe takime me përfaqësuesit e shqiptarëve në jug të Serbisë, por deri tani të gjithë kanë qëndruar në pozicionet e tyre."

I nevojshëm vendimi i gjyqit

Kryetari i Unionit Demokratik të luginës Skënder Destani thotë se nuk ka asnjë arsye për konflikte rreth këtij monumenti dhe thekson se ligji i lejon vetëqeverisjes lokale vendosjen e atributeve të tilla: "Nëse kjo qeveri dëshiron të respektojë ligjet e saj, atëherë le të lejojë, që kjo të bëhet ashtu si duhet. Sepse edhe për këtë afat ultimativ, të cilin e ka dhënë kryeministri, mendoj se ai as nuk e ka parë ligjin. Që të shkatërrosh diçka, duhet të ekzistojë ndonjë vendim, vendim gjykate. Vetëm me vendim gjyqi mund të shkatërrohet ai monument."

Skënder Destani thotë se të gjithë faktorët politikë shqiptarë në jug të Serbisë janë kundër largimit së monumentit të diskutueshëm, apo vendosjes së tij në një vend tjetër. Autoritetet serbe nga ana tjetër insistojnë që monumenti të vendoset në një vend tjetër, ose do ta shkatërrojnë po të jetë nevoja edhe me dhunë, në qoftë se kjo nuk ndodh deri më 17 janar. Destani megjithatë mendon se nuk do të ndodhë asgjë dramatike as pas kësaj date dhe as nuk do të shkaktohen konflikte. "Mendoj se zgjidhja nuk është në vendosjen e afatave, por në bisedimin e metejshëm. Mendoj se situata do të normalizohet, duke u takuar me përfaqësuesit e qeverisë, për të biseduar edhe disa çështje për të ardhmen. Sepse ajo, që ka ndodhur i përket së shkuarës. Kështu që mendoj se asgjë e veçantë nuk do të ndodhë, sepse jam i vetëdijshëm për faktin që njerëzit sot janë më të mençur se para dhjetë vjetësh", thotë Destani.

Monumenti është provokim politik

Monumenti në Preshevë është strategjija politike e shqiptarëve në rajon dhe ajo është ngritja e tensioneve dhe provokimi i konflikteve para se të nisin bisedimet, thotë në bisedë për DW Aleksandar Fatiç, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë. Megjithatë mendoj se është gabim i madh që Beogradi reagon kaq me ngërç ndaj këtij monumenti, mendon Fatiç. "Në këtë mënyrë hyhet në atë skenar, që ofron Prishtina, sepse as ky monument nuk është aq i rëndësishëm, dhe as nuk i duhet kushtuar kaq shumë vemendje, sepse ai  është menduar, që të shërbejë si provokim. Dhe pranimi i provokimve vetëm të çon në ato lloj rezultatesh, që kemi tani", thotë Fatiç.

Terroristë apo heronj?

Profesori i fakultetit për sigurinë Zoran Dragishiç monumentin në Preshevë e sheh gjithashtu si provokim politik. Dragishiç mendon se është pozitive që autoritetet serbe përpiqen, që me qetësi, me asistecën e ambasadave të huaja, ta zgjidhin këtë problem. Sipas tij Serbija dhe shqiptarët nga jugu i Serbisë gjithmonë i kanë parë në mënyra të ndryshme konfliktet e armatosura, që kanë ndodhur atje, dhe rolin e UÇPMB-së. "Ne do të kemi qëndrimin tonë, shqiptarët do të kenë të tyrin, por fjala nuk është që ne të bëhemi njëlloj në mendime, por që të gjejmë ndonjë formulë të qëndrueshme dhe mendoj se ky provokim me monumentin nuk është hap në drejtimin e duhur", thotë Dragishiç.

Në opininon publik serb ka pasur zëra, që e kanë përmendur ligjin për amnestinë e anëtarëve të UÇPMB-së, që pasoi pas konfliktit të armatosur të vitit 2001. Thumbi i këtyre vërejtjeve është se nuk ka asgjë të diskutueshme në ngritjen e monumenteve personave, që u është dhënë amnistia. "Por atyre u është dhënë amnistia për arsye funksionale", thotë Aleksandar Fatiç, "sepse ka qenë një mënyrë për të arritur paqe, dhe jo sepse Serbia mendon se ky lloj rebelimi është i pranueshëm apo se ata duhen shpallur heronj. Kështu që në thelb fakti se atyre u është dhënë aministia nuk do të thotë se justifikon ngritjen e monumentit."

Uashingtoni komandon?


Megjithëse erdhi 17 janari, si dhe vazhdimi i bisedimeve me Prishtinën, situata gjithësesi duhet zgjidhur shpejt. Aleksandar Fatiç mendon se pala shqiptare kësaj rradhe duhet të lëshojë pe: "Bisedimet duhet të vazhdohen. Thjesht do të jetë ashtu, siç thotë Uashingtoni. Dhe Uashingtoni ka të ngjarë që t'u thotë shqiptarëve që të lëshojnë pe, thjesht për arsye se nuk është në interes të bashkësisë ndërkombëtare që në këtë moment të hapet një vatër e re zjarri në jug të Serbisë, por përkundrazi të zgjidhet çështja e Kosovës.  Kështu që mendoj se kësaj rradhe shqiptarëve, do t'u urdhërohet të lëshojnë pe.