1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Monika Hauser nderohet me Çmimin Nobel alternativ

Që prej vitit 1992 mjekja nga Kölni, Monika Hauser angazhohet për gratë në rajonet e krizës dhe luftës. Ajo ka themeluar Medisa mondiale dhe ka ndihmuar mbi 70.000 gra të traumatizuara.

Mjekja nga Këlni, Monika Hauser

Mjekja nga Këlni, Monika Hauser

Aty ku heshtin të tjerët, flet Monika Hauser Taheles (Monika Hauser Tacheles). Në Stokholm ku themeluesja e organizatës Medica Mondiale, nderohet me çmimin Nobel alternativ, mendimet e saj shkojnë diku tjetër. Në Kivu, në një provincë të Kongos lindore vazhdon dhuna, një luftë e ashpër për pasuri tokësore, pushtet dhe ndikim. Gratë janë objektiv i preferuar i ushtarëve shkatërrimtarë.

Afganistan © Medica mondiale

Afganistan © Medica mondiale

Hauser kërkon ndihmë të shpejtë, joburokratike

Për viktimat e dhunës seksuale ajo kërkon ndërhyrjen e vendosur të evropianëve: "Nga pala evropiane kërkohet me shumë urgjencë që të pozicionohet. Këtu bën pjesë, që përfaqësues të qeverisë gjermane të zhvillojnë bisedime me Kinshasën, të vendosin në axhendën e bisedimeve edhe temën e përdhunimt dhe dhunës ndaj grave. E rëndësishem është që gratë kongoleze nga politika të ulen në tavolinën e bisedimeve në Najrobi."

Ushtarët shpesh doras, edhe ata gjermanë

Trupat e mbrojtjes shpesh jo vetëm që shohin mënjanë kur gratë dhunohen. Disa ushtarë të paqes kthehen vetë në autorë. Monika Hauser e ka pohuar një realitet të tillë gjithmonë me zë të lartë. "Para së gjithash bëhet fjalë për vendet e Ballkanit, ku të reja të varfra nga Lindja jetojnë të skllavëruara në bordele. Ushtarë të paqes, por edhe punonjës të organizatave ndërkombëtare humanitare nuk e kanë për gjë të shkojnë në këto bordele dhe të blejnë një disa dollarë një 14 apo 15- vjeçare. Këtë e bëjnë edhe gjermanë."

Hauser ka ndihmuar 40 000 gra të traumatizuara

Gjinekologja udhëtoi në dimër të vitit 1992 në Zenicë të Bosnjës, atëherë zonë lufte për të ndihmuar vitkimat e përdhunuara. Më pas ajo krijoi një qendër për terapi. Ndërkohë nga organizata e drejtuar nga Hauser janë ndihmuar 40.000 gra të traumatizuara. Medica Mondiale është sot prezente në Bosnjë, Kosovë, Afganistan, dhe Liberi. "Në të gjitha këto vende kemi disa qendra psikologjike, ku gratë marrin ndihmë mjekësore, psikosociale, apo juridike. Por ne marrim parasysh që tabuizimi, stigmatizimi i një teme të tillë është një problem i madh. Gratë nuk flasin çfarë ju ka ndodhur Për këtë arsye është e rëndësishme që krahas punës me gratë të zhvillojmë edhe fushata politike sqaruese në këto vende."

Myslimane duke protestuar para Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Sarajevë, 18 korrik 2008

Myslimane duke protestuar para Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Sarajevë, 18 korrik 2008

Zgjidhje për problemet më urgjente

Së bashku me Monika Hauser në Stokholm nderohen me çmimin Nobel alternativ edhe gazetarja amerikane, Ami Gudmen (Amy Goodman) për programin radiofonik "Democracy Now", aktivistja për të drejtat e njeriut, Asha Hagi nga Somalia, si edhe çifti nga India, Jaganmathan për mbështetjen e fermerëve të vegjël në Indi. Me çmimin nobel alternativ nderohen njërëzit dhe inisiativat që gjejnë zgjidhje për problemet më urgjente të kohës sonë.

  • Data 08.12.2008
  • Autor Alexander Budde
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBfo
  • Data 08.12.2008
  • Autor Alexander Budde
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBfo