1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Monarkia spanjolle në kërkim të një legjitimiteti të ri

Ndërrimi i fronit në Spanjë tregon një krizë të thellë të legjitimitetit të monarkisë spanjolle. Por mbreti Felipe mund të bëjë shumë për të fituar përsëri simpatinë e shtetasve të tij, thotë Luis García Casas.

"Mbreti nuk abdikon, mbreti vdes." Kjo ka qenë për vite të tëra kredoja e mbretit spanjoll Huan Karlos. Me këtë ai shprehte bindjen se djali i tij Felipe mund të trashëgonte fronin pas vdekjes së tij. Megjithatë mbreti ka edhe aftësinë për të nuhatur se çfarë duan shtetasit e tij. Kështu menjëherë pas vdekjes së diktatorit Franko në vitin 1975 ai e kuptoi dëshirën e tyre për hapjen politike. Njerëzit duhet të largoheshin nga pushteti absolut dhe të ktheheshin në demokraci, që kishte mbizotëruar deri në shpërthimin e luftës civile në vitin 1936. Por edhe në zgjedhjet e fundit dhe nga sondazhet ai e kupton vullnetin e popullit.

Juan Carlos de Borbon - që është emri i tij i plotë - largohet nga froni në një moment, kur popullariteti i tij është aq i dëmtuar si kurrë më parë. Sondazhet tregojnë se reputacioni i monarkisë ka vuajtur shumë në vitet e fundit. Disa vjet më parë monarkia ishte institucioni më i vlerësuar nga spanjollët.

Monarki apo Republikë?

Triumfi i partive kritike ndaj monarkisë, si dhe i partive baske dhe katalane, që angazhohen për pavarësinë e Spanjës, ishte për monarkinë një paralajmërim, që nuk mund të kalohej pa u dëgjuar. Ndoshta ai e ka përshpejtuar kalimin e fronit trashëgimtarit, i cili mund të mos gjejë më mbështetje, sikur partitë besnike të mbretit në të dy dhomat e parlamentit të humbisnin shumicën, që kanë tani. Por duhet thënë se rezultatet paraqesin një udhëkryq, sepse forcimi i partive antimonarkiste nuk është aq i madh.

Kjo ka shumë arsye. Së pari si në Katalonjë, ashtu edhe në vendin e baskëve gati gjysma e zgjedhësve nuk kanë votuar. Së dyti partitë, që luftojnë për pavarësi, megjithë sukseset brenda vendit kanë arritur të marrin vetëm dy vende në parlamentin evropian. Në të njëjtën kohë partitë kritike ndaj monarkisë nuk kanë mundur të grumbullojnë as një të katërtën e të gjitha votave. Me fjalë të tjera: Në të vetmet zgjedhje, për të cilat këtë vit iu bë thirrje të gjithë spanjollëve, ata kanë humbur. Me fjalë të tjera: Kërkesat për vendosjen e republikës nuk janë shumë të mëdha. Sikur të ishin të tilla, mbreti ndoshta nuk do të kishte abdikuar, por do t'i duhej të largohej.

Monarkistët e vërtetë

Mbreti i ri do të bënte mirë, sikur të mos dëgjonte shumë kërkesat e kritikëve të tij, por në vend të kësaj të ndihmonte për të zgjidhur problemet e vërteta të spanjollëve. Kërkesat e tyre më urgjente janë papunësia, korrupsioni, situata e vështirë ekonomike dhe politike.

Ndoshta ai kthen në këtë mënyrë legjitimitetin, që gëzonte babai i tij në fillim të mbretërimit të tij. Madje udhëheqësi i atëhershëm i Partisë Komuniste kishte thënë atëherë për Juan Carlosin, se ai, po të kishte qenë Spanja Republikë, do të ishte bërë edhe një president i madh.

Ndoshta ai në këtë mënyrë do të mund të ndihmonte që t'ua hiqte dëshirën për pavarësi përkrahësve të saj, dëshirën për të njëjtën gjë. Ai kështu mund edhe të parandalojë, që një ditë të humbasë mbështetjen e masave të gjera të popullit dhe që zgjedhjet e ardhshme të kthehen përsëri në votim për monarkinë.