1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Momenti kur e vërteta del në shesh - Takimi i Këshillit të ministrave të BE-së

Pas 'Jo-së' së irlandezëve për marrëveshjen e BE-së vendet anëtare të BE-së mendojnë se kriza nuk do të marrë fund kaq shpejt.

Franco Frattini, duke folur me Bernard Kouchner, ndërkohë që Javier Solana flet me Dora Bakoyannis, në fillim të takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg - 16 qershor 2008

Franco Frattini, duke folur me Bernard Kouchner, ndërkohë që Javier Solana flet me Dora Bakoyannis, në fillim të takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg - 16 qershor 2008

Në fillim të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg MPJ slloven Dimitri Rupel, njëkohësisht edhe kryetar i radhës i presidencës së BE-së tha "Do të ishte e rrezikshme të thoshim se ne mund ta ngjallim sot marrëveshjen, sepse jemi duke përjetuar këtë bllokadë dhe këtë moment të së vërtetës." Më tej ai shtoi se: Ne duhet të analizojmë fillimisht gjendjen e re të shkaktuar pas kësaj vote. Sot duhet vetëm të dëgjojmë."

Oli Rehn, Margot Wallstrom dhe Olli Rehn

Oli Rehn, Margot Wallstrom dhe Olli Rehn

Shumica e MPJ të BE-së ngulin këmbë që tetë shtetet e BE-së që nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen për reformën e BE-së ta bëjnë këtë gjë megjithë jo-në e irlandezëve. Në këtë situatë MPJ irlandez Michael Martin theksoi: "Edhe pas fushatës është e qartë se Irlanda do të vazhdojë të qëndrojë në zemër të Bashkimit Evropian, dhe është tepër herët për të ofruar që tani zgjidhje."

Kriza nuk do të mbarojë shpejt

Kriza nuk do të mbarojë shpejt

MPJ irlandez Michael Martin e hodhi poshtë idenë e "Evropës së dy shpejtësive të ndryshme" që u hodh sërish për diskutim edhe prej MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier me fjalët: "Këto janë ujëra të panjohura, por Evropa ishte një herë përpara një gjendjeje të tillë dhe ne shpresojmë se do të gjejmë bashkarisht në solidaritet një zgjidhje."

Presidenti i Parlamentit të Evropës, Hans-Gert Pëttering, kërkoi që të ndërmerren përpjekje të reja realizimin për reformës së BE-së. Pëttering tha për Deutsche Welle-n se marrëveshja e kësaj reforme është ratifikuar prej 18 shtetesh dhe e bën Evropën më demokratike dhe më të aftë për të vepruar.

DW.COM

  • Data 16.06.2008
  • Autor Bernd Rigert / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKXZ
  • Data 16.06.2008
  • Autor Bernd Rigert / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKXZ