1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Moment i favorshëm për të kapur trenin e Evropës

Shqipëria duhet të aplikojë brenda këtij viti për statusin e vendit kandidat me BE, mendon Arbër Maznikun, nga Lëvizja" G 99" dhe " Instituti Axhenda".

A do t'ia lejojë Evropa vagonët e trenit shqiptar të anëtarësohen sa më shpejt?

A do t'i lejojë Evropa vagonët e trenit shqiptar të anëtarësohen sa më shpejt?

DW: Zoti Mazniku, cilat janë argumentat që Instituti "Axhenda", Lëvizja „G 99" dhe „Iniciativa Evropiane për Stabilitet", kjo e fundit me qendër në Berlin dhe Stamboll, në një studim të pëbashkët, të sapo publikuar në Tiranë, mbështesin idenë e aplikimit nga Shqipëria, brenda vjeshtës së këtij viti për statusin e vendit kandidat në BE?

Arbër Mazniku: Në krye të argumentave do të vija aspiratën e anëtarësimit në BE, të përqafuar jo vetëm nga klasa politike por mbarë popullsia e Shqipërisë. Prandaj ky proces duhet të fillojë tani dhe vetëm tani. Deri më sot Shqipëria ka diskutuar për anëtarësimin e saj në BE. Por në mënyrë të mirëfiltë ky proces fillon kur bën aplikimin për të qenë anëtare e këtij bashkimi. Momenti më i mirë për ta bërë këtë, e përsëris, është tani.

DW: Pse? Çfarë po ndodh apo pritet të ndodhë?

Arbi Mazniku: Ka një situatë të brendshme dhe të jashtme në favor të aplikimit, të cilat konvergojnë dhe favorizojnë aplikimin pikërisht tani.

DW: Si do ta përshkruani situatën e brendshme të Shqipërisë, që ju thoni se inkurajon aplikimin për statusin e vendit kandidat?

Arbi Mazniku: Shqipëria ndodhet tani në një situatë të ngjashme ekonomike, administrative, sociale si të gjitha vendet që kanë aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE. Jemi në një situatë të ngjashme me Bullgarinë kur aplikoi më 1995, me Maqedoninë kur aplikoi më 2005, me Kroacinë kur aplikoi më 2002. Nga këndvështrimi administrativ, social dhe ekonomik mendojmë që Shqipëria është gati për të aplikuar.

DW: Kthehemi në komponentin favorizues për aplikim që lidhet me situatën e jashtme. Si i interpretoni zhvillimet në Evropë apo më mirë ato në Ballkanin Perëndimor?

Arbi Mazniku: Ajo që po ndodh aktualisht është një rindarje e Ballkanit Perëndimor në vende që po ecin përpara në procesin integrues evropian dhe në vende që nuk po ecin. Nëse qeveria që do të formohet në Beograd do të jetë proevropaine atëhere Serbia ka të ngjarë të përfshihet në negociatat për anëtarësim. Boric Tadiç menjëherë pas firmosjs së Marrveshjes se Stabilizim- Asocimit, në Luksenburg, prillin e kaluar, deklaroi se brenda 2008-es Serbia do të aplikojë për anëtarësim. Mali i Zi po bëhet gati për ta bërë kërkesën këtë vit. Diskutimi në Mal të Zi është: a do të aplikojmë në maj, qershor apo shtator? Kroacia po ecën shumë shpejt. Ajo jo vetëm ka marrë statusin e kandidatit por është gati për të përfunduar negociatat. Nëse Maqedonia zgjidh çështjen e emrit të saj, dhe kjo do të ndodhë brenda pesë-gjashtë muajve të ardhshëm, atëhere, ajo do të hapë negociatat dhe do të ketë hipur në një tren që ecën me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE. Atëhere në skenën ballkanike do të mbetert vetëm Kosova, pasi BE, tani për tani, për arësye teknike nuk mund ti ofrojë një perspektivë europiane Kosovës. Edhe Bosnja, një protektorat tjetër i BE.

DW: Çfarë mendoni për ritmet e deritanishme me të cilat Shqipëria i është afruar perspektivës së anëetarësimit? Kanë qene dinamike?

Arbi Mazniku: Shqipëria firmosi Marrveshjen e Stabilizim- Asocimit në verën e vitit 2006. Që atëhere nuk ka hedhur ndonjë hap tjetër të madh, të rëndësishëm përballë procesit të integrimit. Vërtet ka një diskutim të brendshëm por Shqipëria ka qene disi e stepur për të ndërrmarre hapa substancialë.

DW: Pse ka ndodhur kjo stepje apo ngurim. Shenjë pasigurie apo..

Arbi Mazniku: Shqipëria është si ai nxënsësi i urtë i klasës, që nuk është nxënësi i mirë, siç është le të them, Kroacia që arrin rezultate maksimale. Por nuk është as nxënësi i keq, i prapë, agresiv i që merr njëlloj si më i miri gjithë vëmendjen. Atëhere duke qenë nxënësi i urtë i klasës, Shqipëria rrezikon të harrohet, të mbetet pas. Nuk ka përt të ardhur çasti kur institucionet e BE do ti thonë: eja apliko. Ndërkohë që ky është i vetmi vendim sovran që mund të marë Shqipëria. Që pas atij momenti shumica e vendimeve që do të marë do të jenë në bashkepunim të ngushtë me Brukselin. Por vendimi i vetëm sovran është ai kur Shqipëria thotë: Dëshiroj të aplikoj.

DW: Si është pritur ideja e aplikimit nga aktorët dhe faktorët me peshë në vend, pra ata që marrin vendimin pro apo kundër?

Arbi Mazniku: Aktorët dhe faktorët që janë pjesë e këtij diskutimi, do të mund të ndaheshin në tri kategori. Në të parën bën pjesë ajo pjesë e popullsisë që nuk është e informuar dhe nuk e di se çfarë do të thotë aplikim dhe sa i rëndësishëm është ai në procesin e integrimit. Pjesa tjetër, ajo e aktorëve të informuar mund të ndahet në dy grupe: në njërin bëjnë pjesë ata që thonë po, duhet aplikuar sa më parë, në tjetrin ata që janë më të tërhequr, më të kujdesshëm që mendojnë se duhet të presim më shumë, duhet të marim një sinjal më të sigurtë nga BE para se ta hedhim këtë hap.Natyrisht ka rreziqe, por ato janë më të pakta së përfitimet që sjell aplikimi tani.

DW: Rreziqe? Ku i shihni ato Zoti Mazniku?

Arbi Mazniku: Mundësia apo pamundësia për të plotësuar formularin gjigand të aplikimit, psh. Nëse hidhet ky hap, atëherëe Shqipëria e dërgon aplikimin e saj në Këshillin Europian që nga ana e tij i kërkon Komisionit Europian të japë opinionin e tij nëse Shqipëria është apo nuk është gati të marrë statusin e vendit kandidat, KE e krijon këtë opinion duke i dërguar Shqipërisë të plotësojë një formular apo një pyetësor me mbi 4 mijë pyetje, sic ishte rasti i Kroacisë. Dhe përgjigja jepet në ... pothuajsë 15 mijë faqe. Pra, është një radiografi e detajuar e të gjithë sistemit shtetëror, administrativ, e të gjithë situatës në vend, që i jep një ide të qartë Komisionit Europian se ku është Shqipëria në të gjitha fushat: politike, ekonomike, sociale, adminsitrative. Skeptikët thonë :a jemi gati ta plotësojmë këtë pyetësor? Por ajo që duhet bërë është të marrim kurajo, të themi që ne do tia dalim mbanë. Nëse nuk fillojmë tani atëhere ky proces nuk dihet se kur do të mbarojë. Duhet ta fillojmë sot procesin e integrimit në BE duke aplikuar për statusin e vendit kandidat. Vetëm kështu mund jemi në gjendje të shohim se kur ky proces mund të përfundojë. Nga momenti i aplikimit Bullgarisë iu deshëm 10 vjet, Kroacia po ia del mbanë në 8 vjet. Nëse aplikojmë këtë vit, marrim statusin e vendit kandidat atz ng a fundi i vitit 2009, atëhere koha kur do të mund të jemi vend anëtar i BE do të jetë diku atz nga viti 2015 apo 2017. Kjo kohë duket tani e largët, por sa më shumë e vonojmë aplikimin aq më e largët bëhet.

DW Jemi në vitin parazgjedhor, Më 2009-ën janë zgjedhjet parlamentare të rradhës. A e favorizojnë ethet e fushatës elektorale procesin në fjalë?

Arbi Mazniku: Zakonisht vitet parazgjedhore janë ite të vdekura lidhur me kryerjen e reformave. Qeveria, maxhoranca, opozita fillojnë përgatitjet për fushatën. or nëse aplikimi ndodh, KE sjell pyetësorin, administrata do të angazhohet ë plotësimin e pyetësorit dhe për këtë arësye viti 2008 mund të rezultojë shumë i frytshëm. Pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës çdo qeveri që do të vijë në pushtet do të jetë e gatshme të marë statusin e vendit kandidat dhe të fillojë punën për të kryer reformat, që lidhen me nje vend që ka këtë status.

DW: Le ta mendojmë që hapi substancial do të hidhet, kërkesa do të bëhet. Si e mendoni reagimin e BE-së? Do ta mirëpresë, do të jetë skeptik apo kundërshtues, po të kemi parasysh kushtëzimet, jo të lehta, që ky Bashkim i ka vënë Shqipërisë, për të bërë progres në proces?Shkurt, a do tw mbrijë në Shqipëri pyetësori me 4 mijë pyetje?

Arbi Mazniku: BE e ka si model pune që të mos i inkurajojë vendet për të aplikuar për statusin e kandidatit. Përherë ka diçka të lenë mangut që Komisioni Evropian të thotë që vendi nuk është gati, që duhet të bëjë më shumë reforma, që duhet të përgatitët më shumë. Kjo është e kuptueshme dhe e natyrshme. Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte gati, do t'i kishte kryer të gjjha reformat, atëhere do të aplikonte sivjet dhe do të bëhej anëtare e BE vitin e ardhshëm, 2009. Por nuk është kështu. Ajo nuk është gati.

Nga ana tjetër historia ka treguar që të gjitha vendet, sidomos ato të Evropës Lindore, menjeherë pasi kanë marrë statusin e vendit kandidat, kanë pasur një ndryshim revolucionar: revolucion në sasinë e të ardhurave, në rritjen e GDP per capita dhe në përgjithësi në mënyrën sesi zhvillimi ka ecur në këto vende. Dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet Shqipërisë.Është vërtetuar tanimë që BE ka forcën zhvilluese për vendet që futen në brazdën e integrimit. Historia e procesit integrues të Shqipërisë është shumë e ngjashme me atë të Maqedonisë Kroacisë, Bullgarisë, Rumanisë. Nuk është aspk andryshe siç thuhet herë-herë.Ndryshimet që pritet të sjellë statusi i vendit kandidat në ekonomi, administratë, shoqëri do të jenë si në këtio vende: revolucionare. Dhe kjo është rruga me e shpejtë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

  • Data 28.05.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7p0
  • Data 28.05.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7p0