1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moment dhe tone të gabuara - fjalimi i presidentit rus Medvedjev

Fjalimin e tij për gjendjen e kombit presidenti rus Medvedjev e mbajti pak pas fitores historike të Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Por jo vetëm momenti nuk ishte zgjedhur siç duhet.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes perëndimit dhe Rusisë moment më të keq për fjalimin strategjik të presidentit rus nuk mund të kishte.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes perëndimit dhe Rusisë moment më të keq për fjalimin strategjik të presidentit rus nuk mund të kishte.

Në fakt presidenti rus Dmitri Medvedev donte ta mbante fjalimin e tij për gjendjen e kombit para dy dhomave të parlamentit rus në fund të tetorit, por pastaj e shtyu për 5 nëntor, pra disa orë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet perëndimit dhe Rusisë nuk mund të ketë moment më të keq për fjalimin strategjik të presidentit rus se sa këtë ditë.

Fakti që në fjalimin e tij për gjendjen e kombit ai shmangu shprehjet e ashpra anti-amerikane të stilit të politikanëve të tjerë rusë flet për mençurinë politike të Medvedevit. Megjithatë nuk ka qenë e përshtatshme, që Medvedevi ka mbajtur fjalimin e tij para fitores historike të Barak Obamës.

Sepse përsëritja e tezës primitive, që SHBA-të janë fajtorë për luftën në Gjeorgji, për krizën financiare dhe për të gjithë të pabërat e kësaj bote, ka efekt bindës në sytë e rusëve. Por ky pohim nuk i përgjigjet realitetit kompleks. Dhe në Evropë, megjithë ndonjë kritikë ndaj Uashingtonit, ky mendim nuk përqafohet sidomos tani, pasi me Barak Obamën është votuar për ndryshimin në politikën amerikane.

Gjithashtu refuzimi i Rusisë ndaj sistemit amerikan të mbrojtjes kundër raketave në Poloni dhe Çeki ka qenë më se i njohur. Për këtë nuk kishte nevojë ta mbante fjalimin Medvedevi. Deklarata e tij për stacionimin në Kaliningrad të raketave mbrojtëse ruse të tipit Iskander është kuintesenca, që u ka mbetur në kokë politikanëve dhe qytetarëve perëndimorë nga fjalimi i Medvedevit. Edhe pse stacionimi i raketave ruse në mes të Evropës ka një rëndësi ushtarake të limituar, ai ushqen sërish imazhin e një Rusie agresive. Shpallja e stacionimit të raketave Iskander duhet të dëshmojë forcën, por më së shumti ajo forcon frikën evropiane nga Rusia.

Me zgjedhjen e këtij moment për fjalimin e tij Medvedev nuk bëri ndonjë gjë të mirë, edhe pse në ndonjë pikëpamje ofronte diçka interesante. Sidomos planet e tij për reforma politike – p.sh. ulja e kuotës 7 përqind në zgjedhjet parlamentare dhe lehtësimi i regjistrimit të partive dhe të kandidatëve – të lënë të kuptosh përpjekje shumë të kujdesshme për liberalizimin e strukturave politike të krijuara nga Putini. Gjithashtu kritika masive e Medvedevit ndaj aparatit të fuqishëm burokratik shtetëror dhe planet e tij për një ofensivë në arsim tregojnë, se ai ka kuptuar se ku janë problemet e vërteta të Rusisë. Por këto deklarata janë interesante sot për disa specialistë të Rusisë dhe jo për opinionin publik në Evropë.

Sepse me fitoren historike të Obamës dhe me fundin e qeverisjes tetëvjeçare të Xhorxh Bushit nis një fazë e re në marrëdhëniet transatlantike, në të cilat Rusia nuk dëshëron të marrë pjesë. Sepse, edhe nqs nuk ekziston unitet në të gjitha çështjet politike ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së, udhëheqja ruse duhet ta kuptojë se për Evropën ashtu si dhe për Gjermaninë partneriteti me SHBA-të konsiderohet si prioritar.

Marrëdhëniet me Rusinë janë për Evropën të rëndësishme, por jo të të njëjtit rang si me SHBA-të, edhe nqs këtë nuk e dëgjojnë me qejf në Moskë. Këtë e dëshmon edhe fakti, se interesi për zgjedhjet në SHBA, si dhe entusiazmi për fitoren e Barak Obamës ishte shumë i madh në Evropë. Nga ana tjetër nga fjalimi i Medvedevit të mbetet vetëm një gjë në mendje, se Rusia do të stacionojë raketa të reja në Kaliningrad.

  • Data 06.11.2008
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FodW
  • Data 06.11.2008
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FodW