1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Moler: „Nuk ka arsye për ekzistencën e strukturave paralele ne Kosovë"

Ajete Beqiraj1 Korrik 2008

Ministri i jashtëm danez, Piter Stig Moler po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Mjafton vetëm implementimi i Planit te Ahtisarit, për të garantuar të drejtat e të gjitha minoriteteve", deklaroi ai sot në Prishtinë.

https://p.dw.com/p/EUBP
PrishtinaFotografi: DW

Ministri i jashtëm i Danimarkës, Piter Stig Moler, fillimisht është takuar me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, ndërsa më pas me udhëheqësit kosovarë.

„Ndarja e Mitrovicës dhe strukturat paralele janë të papranueshme dhe implementimi i Planit te Ahtisarit është i mjaftueshëm për të garantuar drejtat e minoriteteve"- tha ministri danez, Stig Moler, duke ftuar vendet e rajonit, poashtu Kosovën dhe Serbinë që të lënë anash të kaluarën konfliktuoze dhe të ecin bashkarisht drejt integrimeve evropiane.

Per Stig Möller
Ministri i jashtëm danez, MolerFotografi: AP


Politika kosovare: Tërësia territoriale e garantuar

„Kosova nuk do të pranojë asnjë qasje, e cila mund të ketë ambicie për të kthyer proceset prapa. Ne dëshirojmë ta përmbyllim në mënyrën më të mirë që është e mundur storjen e investimit ndërkombëtar në Kosovë, pra flas për UNMIK-un "-tha presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Interview Fatmir Sejdiu
Fatmir SejdiuFotografi: DW

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se „tërësia e territoriale e Kosovës është e garantuar, se çdo lloj ndarjeje, qoftë territoriale apo etnike, është e papranueshme dhe se për Kosovën vendos vetëm Prishtina".

Kryeministri Thaçi ka porositur Beogradin poashtu, që të vazhdojë përpjekjet për integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe mos të merret me qasje destruktive, sepse sipas tij, krijesat artificiale si „Kuvendi i serbve" në Kosove janë të pasuksesshme.

Thaçi: „Kosova do të funksionojë si republikë unike, me mbështetje të plotë ndërkombëtare, me përgjegjësi të lartë integruese në kuptimin e ndërtimit të territorit të paprekshëm dhe me një shoqëri shumëetnike".

Danimarka mbështet Kosovën

Ministri i jashtëm i Danimarkës, Piter Stig Moler, përmendi mbështetjen e shetit të tij ndaj Misionit Evropian në Kosovë dhe ndihmën e vazhdueshme të Danimarkës, e cila do të artikulohet edhe në Konferencën e Donatorëve për Kosovën, për të cilën Danimarka ka ndarë 15 milionë euro.