1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moldavi: zgjedhësit largojnë komunistët nga pushteti

Në zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Republikën e Moldavisë partitë pro-evropiane fituan kundrejt komunistëve në pushtet. Pas numërimit të 98 % të votave partitë opozitare kanë fituar 51% të votave, kurse PK 51% .

Komunistët pas tetë vjetësh nuk qeverisin dot të vetëm dhe nuk zgjedhin presidentin në Moldavi

Komunistët pas tetë vjetësh nuk qeverisin dot të vetëm dhe nuk zgjedhin presidentin në Moldavi

Edhe ditën e zgjedhjeve Voronini ngriti zërin kundër Rumanisë dhe BE-së

Këto zgjedhje - tre muaj pas trazirave të forta politike në Kishinev - konsideroheshin si një vendim i rëndësishëm për drejtimin e vendit: a do të ndiqnin moldavët kursin pro-rus, të presidentit të tyre komunist Vladimir Voronin apo atë të opozitës liberal-demokratike, që kërkon lidhje më të ngushtë me BE-në? Edhe ditën e zgjedhjeve Voronini ngriti zërin kundër Rumanisë dhe BE-së, duke thënë se ato po përziheshin në çështjet e brendshme të vendit të tij. Rusia është e vetmja mike e Republikës së Moldavisë, tha ai – dhe arriti të kundërtën e asaj që priste: qytetarët e Republikës së Moldavisë vendosën pas 8 vjetësh sundimi komunist për një ndryshim të qartë.

Partia e Komunistëve nuk do të jetë më në gjendje të qeverisë e vetme dhe të zgjedhë presidentin

Partia e Komunistëve mbeti sërish forca politike më e fortë në vend, por ajo përfundimisht nuk do të jetë më në gjendje të qeverisë e vetme. Po ashtu ajo nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin, sepse për këtë i duhen në parlament disa vota më tepër, se sa arriti të marrë pas zgjedhjeve tww fundit. Por edhe një koalicion i PK-së me një nga katër partitë opozitare të përfaqësuara në parlament është thuajse i pamundur - politikanë kryesorë të këtyre partive e përjashtuan që në prag të zgjedhjeve çdo lloj bashkëpunimi me komunistët.

Ish-komunisti Lupu ka shanse të mira, që të bëhet president i vendit

Interesant mbetet të shihet se si do të bien dakord partitë opozitare për një linjë politike të përbashkët. Tri nga këto parti, – liberalët, liberal-demokratët dhe aleanca Moldova Noastra – janë relativisht skeptike ndaj së katërtës, Partisë Demokratike. Por nga demokratët e ish-kryetarit të parlamentit, Marian Lupu varet shumë: Lupu u largua pas trazirave të prillit prej PK-së dhe konsiderohet si kundërshtar i Voroninit. Pas refuzimit të qartë të bashkëpunimit me partinë e tij të dikurshme, ish-komunisti Lupu ka shanse të mira, që me ndihmën e disa "disidentëve“ në radhët e PK-së të mbledhë votat e nevojshme për t'u bërë president i vendit. Dhe me një qeveri liberal-demokrate të paktën do të ishte e qartë linja e një politike të jashtme pro-evropiane për vitet e ardhshme.

Frika prej përleshjeve të përgjakshme nuk është kapërcyer ende

Përsa i përket politikës së brendshme gjendja vazhdon të jetë e vështirë. Frika prej përleshjeve të përgjakshme si ato të prillit të kaluar nuk është kapërcyer ende. Nëse në vendin më të varfër të Evropës do të kthehet qetësia, kjo do të varet në fund të fundit prej mënyrës si do të sillet Voronini përballë humbjes. Në Kishinev po bëhen krahasime me ish-diktatorin rumun Çaushesku – edhe atij iu desh një ditë ta pranonte se „populli i vet“ nuk e do më.


Autor: Robert Shvarc

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 31.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J0uT
  • Data 31.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J0uT