1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Mogherini në Tiranë: Vizitë në kohë krize

E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini qëndron në Tiranë në një kohë kur kriza politike në Shqipëri po ashpërsohet gjithnjë e me më shumë.

E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini qëndron në Tiranë në një kohë kur kriza politike në Shqipëri po ashpërsohet gjithnjë e me më shumë.

Prej mesit të shkurtit opozita e ka bllokuar qeverinë në Tiranë dhe kërkon përmirësimin e kushteve për zgjedhje. BE ka kërkuar gjithmonë nga Shqipëria dialog kontruktiv mes qeverisë dhe opozitës, por për momentin ky dialog është kthyer në përplasje verbale mes dy palëve pa kompromis. Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn ka theksuar se "bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është vendimtar për afrimin e këtij vendi me BE-në."

Komisioni Europian ka paralajmëruar parimisht fillimin e negociatave për anëtarësim në fund të këtij viti me Shqipërin. Kusht për këtë është reforma në drejtësi dhe heqja nga postet e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë lidhje me krimin e organizuar. Brukseli ka frikë se zgjedhjet nuk do të plotësojnë të gjitha kushtet demokratike. Të drejtat e njeriut në Shqipëri llogariten në letër si të mira. Por në realitet ka kritika për gjendjen e romëve, për të drejtat e femrave dhe lirinë e mediave. Në përgjithësi, BE vlerëson, se Shqipëria është në rrugën e mirë, por ende shumë larg anëtarësimit në BE.