1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moderne, por e bllokuar për masën - Inagurohet linja e re e metrosë në Pekin

Deri vonë sistemi i metrosë në Pekin nuk ka qenë në gjendje të mirë. Por gjatë Lojrave Olimpike Pekini do të tregojë, se është një qytet modern botëror dhe për këtë arësye ka inaguruar një sërë linjash të reja metroje.

default

Linja 10 e metrosë në Pekin

Përmes lidhjeve të reja synohet të çlirohen rrugët nga trafiku i rënduar si dhe të garantohet, që të gjithë të mund të arrijnë në destinacionin e dëshiruar, pavarësisht nga vendojsa e shumë ndalim-qarkullimeve. Edhe vizitorët e olipmiadës mund të udhëtojnë me metro direkt nga aeroporti në qytet.


Stacioni i metrosë Sanyuanjiao. Këtu kalon linja 10 Aeroport Ekspres, që lidh qytetin dhe aerportin dhe anasjelltas. Të dyja linjat u inaguruan së fundi. Stacionet janë të pastra dhe moderne. Në çdo stacion metroje janë vendosur tabelat me oraret e lëvizjes së trenave. Emrat e stacioneve janë shkruajtur me hieroglifet kineze dhe me shkronja latine. Por nisur nga fakti që emra të tillë stacionesh si: Dongsishitao apo Wangjing West nuk u thonë asgjë shumë të huajve të ardhur, nëpër stacionet e metrosë qëndrojnë ndihmës vullnetarë në stenda të caktuara për t´i sqaruar pasagjerët. Ata flasin gjuhën kineze dhe anglishten dhe kanë për detyrë t´u tregojnë rrugën turistëve të olimpiadës në Pekin.


"Nëse ndodhesh në Pekin duhet të vizitosh patjetër sheshin e "Paqes qiellore" dhe pallatin e vjetër perandorak, qytetin e ndaluar." Këto atraksione përmend 20 vjeçari Guan Mingming, që është njëri prej ndihmësve vullnetarë. Rrjeti i metrosë deri vonë nuk i përfshinte të gjitha pjesët e kryeqytetit me 17 milionë banorë. Por pasi u bë e qartë, që lojrat olimpike do të zhvillohen në Pekin, qeveria investoi rreth 2 milliarde euro. Kësisoj u hap tuneli i ri i metrosë, u modernizuan stacionet e vjetra dhe u rrit frekuenca e qarkullimit të trenave. Çdo tre minuta e gjysmë në stacion mbërrin një tren.

"Eshtë mrekulli ta shohësh metronë, ajo i shkon për shtat një qyteti, që është organizator i lojrave olimpike. Këtej e tutje nuk të duhet më të presësh autobusët apo të udhëtosh vet me makinë. Në këtë mënyrë kursen edhe benzinën. Qarkullimi në Pekin është i tmerrshëm. Ndoshta tani me përmirësimin e sistemit të metrosë do të lehtësohet trafiku nëpër rrugë." Këtë shpreson kjo grua e re. Por ndërkohë trenat janë plot e për plot. Qeveria ka dekretuar ndalim qarkullimesh për makinat për të parandaluar ndotjen e ajrit, e si rjedhojë njerëzit janë detyruar të përdorin gjithnjë e më shumë mjetet e shërbimit urban.

Ashtu si në shumicën e qyteteve të mëdha edhe në Pekin lypësit dhe muzikantët përpiqen të fitojnë ndonjë para në metro. Por tani ata duhet të jenë të kujdesshëm, sepse gjatë Lojrave Olimpike Pekini do të prezantohet si një qytet perfekt. Lypësat dhe muzikantët e rrugës nuk i përshtaten pamjes së qytetit. Nëse mbrojtësit e rendit i kapin ata i dëbojnë jashtë qytetit. Një burrë rreth të 70-ave me rroba të vjetra dhe me dy torba në duar ka mundur t´i kalojë kontrollet. Torbat ai i ka të mbushura me shishe plastike bosh, që i ka mbledhur nga koshat e mbeturinave nëpër metro. Ai i mbledh shishet për t´i shitur.

"Përpara në vendet, ku sot janë pallatet e larta dhe linjat e metrosë ka pasur vetëm fusha. Unënuk i njoh më këto vende. Qëkurse ne konkuruam për Lojrat Olimpike Pekini ka ndryshuar rrënjësisht. " Në stacionin e metrosë „Bei Tucheng“ ky burrë gjen shumicën e shisheve bosh. Ky është një stacion i preferuar, sepse që këtu duket së largu Stadiumi Olimpik. Shumica e njerëzve nuk lejohen t´i afrohen territorit të olimpiadës. Pekini është i parti qytet olimpik, ku populli e ka të ndaluar t´i afrohet territorit olimpik. Vetëm ata që kanë lejekalim special mund të hyjnë në këtë zonë. Në vendet e tjera edhe pa biletë njerëzit ndonëse nuk mund të hynin në stadium lejoheshin ta shihnin atë duke qëndruar tek hyrja. Por kjo nuk ndodh në Pekin. Edhe hyrja për në stacionin e linjës 5 të metrosë është e mbyllur. Linja 5 të çon direkt tek ndërtesat që janë prestigji i Kinës: stadiumi kombëtar, ose qendra e lojrave të ujit. Deri në fillimin e Lojrave Olimpike kjo linjë është e bllokuar për pasagjerët e thjeshtë.

  • Data 04.08.2008
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqUc
  • Data 04.08.2008
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqUc