1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Modeli "Bild" në Evropën Lindore

Bernd Riegert / Aida Cama20 Qershor 2012

Gazeta "Bild ka degë në të gjithë Evropën. Shtëpia Botuese Axel-Springerz nxjerr ndërkohë që nga Spanja deri në Rusi mbi 120 gazeta dhe revista. Tirazhin më të lartë e ka një revistë bulevardeske.

https://p.dw.com/p/15IGZ
Kletterer befestigen am Dienstag (18.03.2008) das Logo der Bildzeitung an der Fassade des Axel Springer-Hochhauses in Berlin; im Vordergrund das Straßenschild der "Axel-Springer-Straße". Schon 1993 kam das Flaggschiff des Medienkonzerns Axel Springer, "Die Welt", in die Bundeshauptstadt. Nun ziehen auch "Bild" und "Bild am Sonntag" von Hamburg in die Hauptstadt. Die erste Redaktionssitzung im Springer-Hochhaus ist am Karfreitag, am Tag danach erscheint die erste weitgehend in Berlin produzierte Ausgabe der auflagenstärksten deutschen Zeitung. "Bild am Sonntag" folgt am 30. März 2008. Foto: Rainer Jensen dpa/lbn +++(c) dpa - Report+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sipas të dhënave të Shtëpisë Botuese Axel-Springer, revista bulevardeske "Auto-Bild" është produkti më i suksesshëm në Evropë. Çdo muaj shtatë milionë ekzemplarë u shiten tifozëve të automobilëve në 30 vende, mes të cilave edhe Bjellorusia. Botime të lincesuara ekzistojnë po ashtu në Indi dhe në Tajlandë. Edhe revista"Computer-Bild" dhe fëmijë të tjerë të grupit mediatik të Bild-it tregtohen në vende të tjera evropiane.

Shtëpia Botuese Axel Spriner së bashku me Shtëpinë Botuese zviceriane Ringier, nxjerrin në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Serbi gazeta klasike buldevardeske. Këto gazeta të formatuara sipas modelit të gazetës "Bild"në Gjermani dhe "Blick" në Zvicër, janë të pavarura nga pikëpamja redaksionale. Ato nuk marrin imazhin e gazetës "Bild" gjermane, por prodhohen nga redaksitë me shijen e tregjeve përkatëse. Synimi i Springer dhe Ringier është të prodhojnë në këto vende gazetat me tirazhin më të lartë, synim të cilin edhe e arrijnë thuhet nga rrethet e specialistëve.

Firma bijë dhe pjesëmarrje në vende të tjera

"Fakt", e hapur në vitin 2004 është në Poloni gazeta më e lexuar e vendit. "Fakt", po ashtu si gazeta të tjera ka tendencë të ketë prezantime shumë drastike. Para fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit, nuk u kursyen analogjitë me luftërat dramatike. "Në Poloni dominon një gazetari e angazhuar. Ndarja midis lajmit dhe mendimit

është shpesh e mjegullt. "Përveç kësaj përqëndrimi bëhet në politikën e brendshme," shpjegon në një studim studiuesi i mediave Stanislaw Mocek nga Varshava. Të dy gazetat bulevardeske më të mëdha "Bild" dhe "Fakt", që vijnë nga e njëjta shtëpi botuese, qëllon që gjatë fushatave sulmojnë njëra-tjetrën, por kjo nuk përbën shqetësim thonë njerëz që punojnë në shtëpinë botuese. "Kjo tregon vetëm se pavarësia redaksionale mbetet e paprekur. Kryesore është që të ardhurat të jenë në rregull, se në fund të fundit ne duam të fitojmë para," thuhet nga firma.

Bildergalerie 60 Jahre Bild Polen Döpfner 2004
Kryetari i bordit drejtues të Shtëpisë Botuese Axel Springer, Matthias DöpfnerFotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb

Rritje e mëtejshme në Poloni

Shtëpia Botuese Springer kërkon të zgjerohet edhe më tej në Poloni. Në muajin prill firma Joint-Venture e përbërë nga Springer dhe nga Ringier bleu portalin më të madh polak online Onet.pl. "Për ne ky është një moment historik," tha në atë kohë shefi i Joint-Ventures, Florian Fels. "Krahas gazetave me tirazh më të lartë, Shtëpia Botuese Ringier-Springer vepron edhe në mediat online." Në Poloni, shtëpia botuese Springer nxjerr edhe revistat si "Newsweek Polska" dhe "Forbes".

Në Hungari, shtëpia botuese Springer u bë aktive menjëherë pas ndryshimeve politike në 1989. Aktualisht shtëpia botuese Springer është me 30 revista dhe 10 gazeta shtëpia më e madhe botuese e vendit. Në program bëjnë pjesë edhe disa revista televizive, revista grash dhe të rinjsh. Me një titull jopolitik, Shtëpia Botuese "Springer" është e përfaqësuar edhe në Rusi. Atje ajo nxjerr revistën popullore-shkencore "GEO" si dhe revistën me thashetheme "OK".

Screenshot der Webseite bild.de
Fotografi: Bild.de

Online po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme

Grupi mediatik i përbashkët Ringier - Springer dominon në Serbi tregun e gazetave kryesisht me gazetën bulevardeske "BLIC" me tirazhin më të madh në vend. Edhe në Sllovaki grupi Ringier-Springer nxjerr gazetën më të madhe buldevardeske të vendit, "Novy Cas". Në Çeki lider në treg është "Blesk" po ashtu i grupit gjermano- zviceran. Përveç kësaj nxirren edhe pesë gazeta dhe 14 revista.

Kryetari i bordit drejtues të Shtëpisë Botuese Axel Springer, Matthias Döpfner, ka bërë të ditur se do ta zgjerojë edhe më shumë aktivitetin ndërkombëtar, kryesisht në bizneset online. Springer e realizon aktualisht një të tretën e biznesit jashtë Gjermanisë. Bizneset online nuk arrihen vetëm me përmbajtje gazetareske, por edhe me bursat online të pasurive të patundshme dhe bursave të vendeve të punës. Springeri nuk është i vetëm në aktivitetet në Evropë. Edhe shtëpi të tjera botuese gjermane si Grupi WAZ dhe Burda kanë hapur tregje të reja kryesisht në Evropën Lindore.