1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Modeli gjerman i sistemit shëndetësor shembull për të gjithë?

Sistemi shëndetësor gjerman me sigurimet e tij shtetërore dhe rrjetin e spitaleve dhe mjekëve shihet si model shembull në shumë vende të botës. Reportazh nga një klinikë në Hamburg.

Koordinatori Bertram Huber ndodhet në një sallë operacioni 23 maj 2006 në Freiburg

Koordinatori Bertram Huber ndodhet në një sallë operacioni 23 maj 2006 në Freiburg

Të gjithë kanë të drejtë në përkujdesjen mjekësore pavarësisht të ardhurave personale, pa kohë të gjata pritjeje apo medikamente të shtrenjta. Por a është në të vërtetë kështu? Në Gjermani njerëzit ankohen për një sistem të shtrenjtë shëndetësor dhe provojnë më kot ta reformojnë kundrejt shumë grupeve lobiste. Nga Industria e barnave 'Pharma', barnatoret, sigurimet shëndetësore, mjekët e deri te spitalet, secili dëshiron të mbrojë pronësinë e vet.

Reforma në sistemin e shëndetësisë detyron spitalet të zvogëlojnë numrin e krevateve

Reforma në sistemin e shëndetësisë detyron spitalet të zvogëlojnë numrin e krevateve

Pak para dhe pa perspektivë?

Në raportin e fundit të spitaleve përshembull klinikat ankohen për shumëçka: pak para, pak fitim dhe perspektiva të këqija në të ardhmen. Një shembull: një e treta e rreth 800 klinikave të anketuara planifikojnë përjashtimin nga puna të një pjese të personelit përkujdesës. Këtë do ta vërejnë më së miri edhe pacientët, thuhet në raport. Dhe në të vërtetë klinikat gjejnë rrugë për të kursyer, mbingarkojnë bashkëpuntorët e ngjanjëherë edhe pacientët.

Klinika specialiteteve

Pak para orës 12 në spitalin Michael në Eicehnstraße apo siç quhet ndërkohë: në Klinikën e Specialiteteve. Kjo për faktin se para dy vitesh klinika e vogël u bashkua me një spital tjetër. Një hap i drejtë dhe përparimtar, thotë Stefan Moes nga Shoqata e spitaleve të Hamburgut: 'Një spital i vogël nuk mund t'i ofrojë të gjitha, por duhet të përqëndrohet në një fushë. Dhe është mirë nëse spitalet e vogla e bëjnë një gjë të tillë. Andaj kooperimet e këtilla, lidhjet e këtilla janë të thjeshta sa i përket kohës dhe sjellin vetëm të mira për pacientët'.

Duart e një të sëmure kapin me mundim dorezat sipër krevatit, Azil pleqsh në Shtutgart

Duart e një të sëmure kapin me mundim dorezat sipër krevatit, Azil pleqsh në Shtutgart

Mirë për pacientët

I këtij mendimi është edhe Kristian Ernst (Christian Ernst). Ai është drejtues i Klinikës specialistike e cila ka specializuar për ndërhyrjet kirurgjike. 'Ne e kemi zgjeruar spektrin tonë kështu që ne jemi në gjendje që për vitin 2006 të tërheqim një bilanc pozitiv. Dhe një gjë e tillë nuk është patjetër tipike dhe nuk do të ishte e mundur nëse secila klinikë do të punonte veç për vete'.

Kjo klinikë me 90 shtretër është një shembull pozitiv, sepse sipas barometrit të spitaleve, një e treta e 2100 klinikave gjermane aktualisht punojnë me humbje. Por klinika specialistike e ka më të lehtë, e pranon Kristian Ernst. Ndër të tjera për shkak se shumica e operacioneve kryhen nga mjekët të cilët kanë hapur një praktikë mjeku ndërsa në klinikë vijnë vetëm kur kanë për të kryer operacionet.

Pacientët të kënaqur

Irmgard Podeinit (Irmgard Podeyn) sapo i është vendosur një kyç i kofshës. Lënë anash dhimbjet normale pas një operacioni të tillë, 78 vjeçarja e ndjen veten mirë këtu: 'Mjekët janë shumë të mirë. Çdo ditë më viziton edhe mjeku im. Përkujdesja është shumë e mirë. Motrat dhe teknikët vijnë rregullisht e më thonë: nëse keni nevojë për diçka na thoni ju lutem'.

Revistë për shëndetësinë

Revistë për shëndetësinë

Kjo klinikë e Hamburgut angazhohet që mjekët e shtëpisë, specialistët dhe spitali të punojnë ngushtë njëri me tjterin në mënyrë që të jenë më efektivë.

Personeli me vend të sigurt pune

Motra Rita ka 32 vjet që përkujdeset për pacientët. Ajo beson që vendi i saj i punës është i sigurtë por njëkohësisht tregon se puna po shtohet vazhdimisht. 'Puna është bërë pak më e mundimshme por siç duket thjesht për shkak të situatës së krijuar, shtimit të numrit të operacioneve dhe mjekëve të tjerë'.

Në tërë Hamburgun prej vitit 1995 deri në vitin 2004 vendet e tyre të punës i kanë humbur 2000 infermiere dhe teknikë mjekësorë. Edhe me rastin e bashkimit të këtyre dy spitaleve janë përjashtuar njerëz nga puna. Por me kalimin e kohës numri i të punësuarëve është shtuar sërish, thotë shefi i klinikës Kristian Ernst.

Reforma shëndetësore në Gjermani

Mazazhe në kokë dhe shpinë- Nga reforma e shëndetësisë ka dalë se dhimbjet kronike të shpinës mund të parandalohen me lëvizje

Kursimet nuk mungojnë sa këtu

Megjithatë në këtë drejtim Ernst nuk është shumë optimist. Ashtu si në ndërrmarrjet e tjera edhe spitali shumë punë do tua kaloj firmave të tjera: 'Kjo do të thotë për ne konkretisht që, mesa duket do të heqim dorë nga kuzhina jonë dhe për bashkëpuntorët tanë do të kërkojmë ndonjë mundësi tjetër'.

Por marrë parasysh tërë Hamburgun, sipas Stefan Moes nga Shoqata e spitaleve të Hamburgut parashikimet për të ardhmen janë pozitive: "Hamburgu është një metropol i rrethuar me vendbanime të cilat në rastet e vështira i dërgojnë pacientët e tyre në Hamburg. Dhe kjo për Hamburgun do të thotë që një në katër pacientë vjen nga rrethina. Ky numër ndërkohë sa vjen e shtohet. Prandaj mendoj që Hamburgu ka një gjendje tjetër nga qytetet dhe bundeslandet tjera', sqaron Moes.

  • Data 25.07.2008
  • Autor Kathrin Erdmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Br6r
  • Data 25.07.2008
  • Autor Kathrin Erdmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Br6r