1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Model ekstra për Kosovën? Serbia do kompromis me shqiptarët!

Para vizitës së Merkelit në Serbi të martën, zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Djeliq konfirmon se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por mund të bëjë kompromis. Serbia do objektivitet nga Evropa, shprehet Djeliq.

Bozhidar Djeliq, zëvendëskryeministër i Serbisë

Bozhidar Djeliq, zëvendëskryeministër i Serbisë

Në intervistë me radion gjermane DLF, zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Djeliq konfirmon se Serbia nuk do ta njohë Kosovën në kufijtë e saj aktualë. Megjithatë Djeliq sheh mundësi për kompromis me shtetin e ri. Vizitën e kancelares Merkel në Serbi ai e sheh si shumë të rëndësishme. "Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne, për Serbinë dhe për Ballkanin. Ne presim përkrahje, jo vetëm urime, sepse jemi të sigurtë që Serbia mund të ofrojë shumë, jo vetëm për ne, por për të gjithë Evropën, edhe për Gjermaninë. Ne mund të punojmë së bashku për sigurinë, ekonominë dhe kulturën me Gjermaninë dhe Evropën, dhe është shumë e rëndësishme që Angela Merkel vjen, njëherë për të parë vetë se çfarë kemi bërë deri më tani.

Bozhidar Djeliq

Bozhidar Djeliq

Djeliq: Jo njohje, por kompromis për Kosovën

Lidhur me konfliktin me Kosovën dhe zgjidhjen e mundshme të tij në një kohë të afërt, zëvendëskryeministri serb, Djeliq shprehet: "Natyrisht, por për këtë kemi nevojë për Evropën. Mund të punojmë vetëm përmes dialogut. Nuk ishte gjë e mirë që Prishtina dërgoi policinë speciale në korrik përtej kufirit administrativ. Kjo nuk solli ndonjë gjë. Ne mund ta zgjidhim gjithçka përmes dialogut, së bashku me Gjermaninë dhe OKB-në. Nuk ka rrugë tjetër për paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Dialogu."

Nëse do ta njohë Serbia Kosovën, dhe nëse ka lëvizje në këtë drejtim në politikën e Beogradit, Djeliq shprehet: "Askush. Ne mund të bëjmë kompromis, dhe nuk kemi nevojë vetëm për Beogradin, por edhe për Prishtinën dhe Evropën, pra një kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mes shqiptarëve dhe serbëve. 99% e njerëzve tanë nuk do ta pranojmë atë (Fjala është për njohjen e pavarësisë. Shën. red.) Por mund të bëjmë kompromis."

Për hollësitë e një kompromisi të tillë, Djeliq në bisedë me radion gjermane shprehet: "Ah, kjo i mbetet Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur diçka. Nuk ka model perfekt, por ne mund të gjejmë një model të veçantë për Kosovën dhe Serbinë. Jam i sigurtë, që ne do ta gjejmë këtë...pra një zgjidhje së bashku."

Gjatë vizitës se komisionerit për zgjerimin, Stefan Füle në Beograd, Djeliq zhvillon një takim me të

Gjatë vizitës se komisionerit për zgjerimin, Stefan Füle në Beograd, Djeliq zhvillon një takim me të

Djeliq: Ne jemi partnerë të rëndësishëm në Ballkan

Se si Serbia do t'ia bëjë të qartë kancelares Merkel dhe Evropës se është një vend i gatshëm për Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Djeliq shpjegon: "Jo përmes fjalëve, por përmes asaj, që kemi bërë. Ne jemi partnerë të rëndësishëm në Ballkan për Gjermaninë dhe Gjermania është partneri më i rëndësishem për tregtinë, dhe jam i sigurt që do të vijnë edhe investimet në tre vitet e ardhshme. Ajo që është e rëndësishme është të vijë biznesi i mesëm gjerman, një biznesmen nga Bavaria, Mühlbauer ka gjetur bashkë me RWE në Serbi partnerë për hidrocentrale. Jam i sigurtë, ne nuk kemi nevojë për lobiim, por për një Gjermani dhe Evropë objektive, kjo do të na mjaftojë."

Autor: Christian Brennkamp/DLF/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM