1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mlladiç dhe Karaxhiç takohen në sallën e gjyqit në Hagë

Emrat e tyre lidhen ngushtë me krimet e luftës në Bosnje: Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç duhet të përgjgijen në procese të veçanta në Hagë për genocidin në Srebrenicë në vitin 1995.

default

Karagjiç dhe Mladiç, 1993

Ish-kreu i ushtrisë serbo-boshnjake, gjenerali Ratko Mlladiç, pritet të dëshmojë në favor të ish-udhëheqësit të serbëve në Bosnje-Hercegovinë Radovan Karaxhiç. Të paktën kështu shpreson vet Karaxhiçi. 68 vjeçari Karaxhiç i kërkoi Tribunalit të OKB-së për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, që ta ftojë si dëshmitar në procesin e tij Mladiçin. Gjykata e pranoi kërkesën dhe kësisoj këtë të enjte Mlladiçi dhe Karaxhiçi u takuan në sallën e gjyqit në Hagë.

Ish-gjenerali pa dhëmbë: Ratko Mladiç

71 vjeçari Mlladiç u paraqit në sallën e gjyqit, por nuk pranoi të dëshmojë "për arsye shëndetësore dhe sepse me dëshminë e tij ai mund të influencojë ndaj procesit kundër tij". Por ai e shfrytëzoi rastin e paraqitjes në sallën e gjyqit për ta cilësuar atë si "Tribunali i djallit" dhe për të bërë të qartë se nuk e njeh "këtë gjyq të urrejtjes". Duke iu referuar, se i ka harruar dhëmbët e vëna në burg, ish-gjenerali imponoi një ndërprerje të dëshmisë së tij. Avokati mbrojtës i Mlladiçit të martën (28.01.2014) theksoi sërish, se klienti i tij nuk është i aftë të negociojë. Ai vuan nga dobësimi i memorjes dhe nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes realitetit dhe trilleve.

Vendimet ndoshta në 2015

Ish-komandanti i ushtrisë Mlladiç dhe udhëheqësi i serbo-boshnjakëve Karaxhiç duhet të përgjigjen në procese të veçanta në Hagë për genocidin në Srebrenicë në vitin 1995. Asokohe njësitë serbe sulmuan enklavën myslimane dhe vranë rreth 8000 burra e djem myslimanë. Përveç kësaj ata akuzohen edhe për dëbimet e dhunshme me motive etnike gjatë luftës së Bosnjes, si pasojë e të cilave kanë gjetur vdekjen 100.000 vetë. Në konfliktin mes viteve 1992 dhe 1995 u dëbuan nga atdheu i tyre rreth 2.2 milionë njerëz.

Vendimet e trupit gjykues kundër Mlladiçit dhe Karaxhiçit nuk priten para vitit 2015.