1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Mjekja e urgjencës - Dagmar Zillig nga Rostoku

Mjekja Dagmar Zillig e do profesionin. Ajo nuk punon vetëm si mjeke e urgjencës. Edhe në kohën e lirë nuk e lëshon nga dora çantën e mjekut: si ndihmëse për anijet në rrezik. Në rast nevoje zhytet edhe me polumbarë.

Mjeke e apasionuar

Mjeke e apasionuar

Herët në mëngjez para se të dalë nga shtëpia Dagmar Zillig përgatit mëngjesin: Për iriqët e saj. 18 prej këtyre kafshëve të vogla me gjemba ka mbledhur ajo në qilar, përndryshe ata nuk do ta mbijetonin dot dimrin. Dagmar Zillig u jep ushqim macesh, pastaj niset për në punë. Në orën 7:00 ajo fillon turnin e mëngjezit në urgjencën e Kryqit të Kuq në Rostock. Dita e mjekes së urgjencës nis më e qetë, vetëm kur ajo e nis turnin më vonë.

Në bodrumin e saj kalojnë dimrin 18 iriqë.

Në bodrumin e saj kalojnë dimrin 18 iriqë.

Dagmar Zillig shkon rradhë në kinema. Por atëherë kur shkon, ka qejf të shohë filma me kafshë. 52-vjeçarja tregon se i do që nga fëmijëria kafshët. Ajo është rritur në një ndërtesë të vjetër manastiri pranë fshatit të vogël Korin. Babai i saj ka qenë pylltar. „Mua më pëlqen aq shumë të luaj në pyll. Me lodra nuk më pëlqente të luaja. Por në natyrë kënaqesha!“Edhe sot thuajse të gjithë kohën e lirë në ajër të pastër: Lundrim, zhytje me polumbarë, udhëtime... apo puna vullnetare me Kryqin e Kuq Gjerman për shpëtimin e atyre që janë në rrezik të mbyten në det, kur kryen shërbimin në detin Balltik në bordin e kryqëzorit të shpëtimit në rrezik mbytjeje.

Bashkëshorti shkon me anije

Të bëhej mjekje, këtë Zillig e ka dëshiruar që kur ishte vajzë e vogël. Në vitin 1975 ajo shkoi në Rostock, për të studjuar mjekësi dhe u bë kirurge. Në vitin 1996 kaloi tek Kryqi i Kuq Gjerman DRK. Përveç Zillig-ut në shërbimin e urgjencës punojnë edhe dy gra të tjera. „Ky është një profesion i vështirë, po të jesh grua“, thotë ajo. Nqs ke familje oraret e shërbimeve nuk përballohen dot. Zillig nuk ka fëmijë. Dëshira ka ekzistuar, por „në fillim nuk ishin kushtet. Kur ato u bënë, ishte tepër vonë.“

Gesichter Deutschlands DaZiP1

Gati për shërbim

Bashkëshorti i Zillig është inxhinier anijesh. Ai kalon katër muaj në det dhe dy muaj në shtëpi. Të dy janë njohur në lundrim me vela segeln dhe mbështesin njëri tjetrin: „Kur babai im u sëmur, burri im mori gjashtë muaj pa të drejtë rroge“, thotë mjekja. Ajo është dashur t'u bëjë shërbim prindërve të saj, kur erdhën në Rostok se ato nuk kujdeseshin më dot për veten e tyre. Nëna vdiq e para. Babai pësoi hemoragji cerebrale. Nëntë vjet Zillig u kujdes intensivisht për të. Ata mësuan të komunikonin me njëri-tjetrin me gjithë vështirësitë. „Të gjithë thonin ai nuk të kupton. Por unë e dija fare mirë se ai më kuptonte."

Në Warnemünde, Zillig do të kalojë pleqërinë, direkt në Detin Baltik.

Në Warnemünde, Zillig do të kalojë pleqërinë, direkt në Detin Baltik

Mjeshtre e "terapisë mjekësore"

Përkushtimi dhe afërsia nuk të janë vendimtare edhe një mjekësi, për këtë Zillig është e sigurtë. Në urgjencë bie alarmi. Për të tretën herë sot. Një burrë ka reaksion alergjik, ndoshta ndaj një medikamenti. Kur Zillig mbrërrin tek ai, nuk kursehet për asgjë, që t'i afrohet pacientit dhe ta prekë atë. „Më e rëndësishmja është t'i japësh ndjesinë se jam këtu dhe çdo gjë do të rregullohet“, shpjegon ajo më vonë. Gjithçka shkon në rregull ai përsëri merr frymë lirisht. „Ne ketë e quajmë terapia e mjekut'“, qesh Zillig.

Që kur ka vdekur i ati para një viti, Zillig nuk gjen askënd kur kthehet në shtëpi. Por ajo nuk ndjen vetmi: Të planifikojë pushimin tjetër me burrin, të shkruajë referatin për seminarin e adhshëm mjekësor, gjithmonë ka diçka për të bërë. Edhe iriqët janë akoma aty. Edhe fqinjët. „Dera ime bie gjithmonë. Këtu banojnë edhe dy mjekë të tjerë, por kur ka diçka, të gjithë vijnë tek unë, konstaton Zillig. „Nuk ka pushim. Mjek je për 24 orë rresht“.

Autor: Luna Bolivar Manaut/ Angelina Verbica

Redaktoi: Matthias von Hein / Aida Cama

WWW Linke