1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mjekë ish-spiunë të Shtazit

439 dosje të ish-sigurimit të shtetit të RDGJ-së, Shtazit, dëshmojnë për mjekët që kanö qenö spiunë.

default

Dosjet e Shtazit

Pseudonimi i saj ishte ‚Irina‘, dhe ajo ishte ëndërra e çdo oficeri të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së: një spiune e zellshme dhe e paskrupullt, e gatshme të jepte çdo lloj informacioni që merrte vesh prej pacientëve. Dosja me informacionet që kishte dhënë dermatologia përmban 470 faqe. Për vite të tëra ajo kishte spiunuar mijëra pacientë duke i ofruar Shtazit pjesërisht edhe informacione të rëndësishme. ‚Irina‘ është rasti më i pështirë në të cilin kishte ndeshur gjatë tre vjetëve të gjurmimit të arkivave të Shtazit, Francesca Weil, për studimin e saj për rolin e mjekëve në regjimin totalitar të ish-RDG-së.

Exemplarë me erë trupi të njerëzve në Arkivat e Shtazit. Shtazi konservonte në këtë mënyrë erën e trupit të njerëzve që konsideroheshin armiq të RDGJ.

Exemplarë me erë trupi të njerëzve në Arkivat e Shtazit. Shtazi konservonte në këtë mënyrë erën e trupit të njerëzve që konsideroheshin armiq të RDGJ.

Gjithësesi ajo thekson se megjithë numrin e madh të dosjeve të gjetura nuk duhet që të gjithë mjekët e ish-RDGJ-së të konsiderohen si spiunë apo shërbëtorë të paskrupullt në shërbim të Shtazit. Numri i mjekëve bashkëpunëtorë të Shtazit duhet të ketë qenë tre deri në pesë për qind thekson Weil: „Për mua është e rëndësishme që të bëhen të qarta edhe dallimet. Jo të gjithë ata që kishin nënshkruar deklaratën për të bashkëpunuar me Shtazin kanë bashkëpunuar vërtet me të. Po ashtu secili prej tyre ka pasur historinë e vet. Sa u përket mjekëve ata duhet të vazhdojnë të merren me këtë temë dhe sa u përket pacientëve do të ishte mirë që edhe ata t'u hedhin një sy dosjeve të Shtazit dhe t'i analizojnë bashkarisht ato."

Kryetari i shoqatës së mjekëve gjermanë, Jërg-Dietrich Hoppe, theksoi se sipas tij është kryekëput joetike dhe e pajustifikueshme, që mjekët kanë punuar si spiunë të Shtazit duke e furnizuar atë në mënyrë sistematike me të dhëna që merrnin vesh prej pacientëve. Gjithësesi ai është i gëzuar që shumica e mjekëve e kishte refuzuar bashkëpunimin me Shtazin

Shumë mjekë në ish-RDGJ duket se nuk e kishin vrarë shumë mendjen duke bashkëpunuar me Shtazin. Autorja e studimit në fjalë ka intervistuar 21 ish-mjekë spiunë të Shatzit. Pjesë të këtyre intervistave janë përfshirë edhe në librin e saj. Një nga mjekët me pseudonimin ‚Dr. Herzberg‘ i pyetur se përse i kishte dhënë Shtazit grupet e gjakut për persona që dhuronin gjak, i ishte përgjigjur në mënyrë lapidare:„Të them të drejtën edhe unë e vrava atëhere mendjen, por këto informacione ata mund t'i merrnin prej gjithkujt, sepse kartelat e pacientëve mund t'i lexonte gjithkush, prandaj nuk e vrava më mendjen."

Kur shkon tek dentisti duhet të merredh edhe me politikë

Kur shkon tek dentisti duhet të merredh edhe me politikë

Pas përmbysjes së ish-RDGJ-së, disa prej ish-mjekëve spiunë të Shtazit i kishte brerë ndërgjegjia për atë që kishin bërë, sipas autores së këtij studimi gjashtë prej 21 personave që ajo kishte intervistuar e kishin quajtuar veten fajtorë dhe kishin thënë se u vinte turp. Gjithësesi shumica e ish-mjekëve spiunë të Shatzit nuk kanë pse të mendojnë se do të kenë pasoja. Sipas kryetarit të shoqatës së mjekëve gjermanë, Jërg-Dietrich Hoppe: „Gabime të tilla sipas ligjit parashkruhen pas dhjetë vjetësh. Megjithatë mendoj se një pjesë e madhe e këtyre rasteve janë regjistruar diku dhe në disa prej tyre duhet të jenë zhvilluar edhe procese penale."

Por të paktën një kërkim faljeje, theksoi ai, do të ishte minimumi që mund të presin viktimat prej ish-mjekëve spiunë të Shtazit. Një gjë e tillë në shumë raste do të jetë e pamundur, sepse personat e spiunuar tashmë kanë vdekur. Nga ana tjetër, sipas autores së studimit, Francesca Weil, një pjesë e madhe e ish-mjekëve spiunë të Shtazit vazhdojnë të punojnë edhe sot si mjekë.

  • Data 21.11.2007
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CQ0h
  • Data 21.11.2007
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CQ0h