1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Mjekët pa Kufij": 2016 viti më vdekjeprurës në Mesdhe

7 Nëntor 2016

Papachrysostomou: Evropa nuk duhet të përqëndrohet vetëm në masat parandaluese, por duhet të krijojë më shumë rrugë ligjore migrimi.

https://p.dw.com/p/2SFNg
Italien und Malta Flüchtlinge wurden im Mittelmeer gerettet
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/F. Malavolta

Viti 2016 është sipas organizatës "Mjekët pa Kufij" vitit me numrin më të madh të të vdekurve në Detin Mesdhe". Pas avarive të fundit të anijeve të refugjatëve numri i të vdekurve në Detin Mesdhe u rrit këtë vit në më shumë se 4,200 vetë, njoftoi organizata "Mjekët pa Kufij", duke cituar shifrat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin (IOM). Sipas të dhënave të UNICEF-it ndër viktimat ka pasur edhe fëmijë dhe gra shtatzëna.

Italien Grenzschutz im Mittelmeer
Fotografi: Guardia di Finanza

Edhe anijet e "Mjekët pa Kufij" kanë nxjerrë në muajin tetor shpesh herë kufoma nga anijet e mbytura, tha Nicholas Papachrysostomou, udhëheqës i ekipit të anijes së shpëtimit "Dinjitet I". "Tetori ishte për ne muaji më i tmerrshëm i vitit." - theksoi ai.

Ndër viktimat dhe fëmijë

Vetëm tri anijet me ekipe të "Mjekëve pa Kufij" kanë shpëtuar "që nga janari rreth 18,000 vetë nga mbytja," njoftoi kjo organizatë. Udhëheqësi i ekipit Nicholas Papachrysostomou parashikon, se megjithë masat për shpëtimin mbytjet e njerëzve në Mesdhe do të vazhdojnë.

Logo Ärzte ohne Grenzen Doctors without borders medicins sans frontieres

Papachrysostomou theksoi: "BE-ja dhe shtetet e saj anëtare nuk mund të bëjnë sehir më tej dhe të bëhen bashkëpunëtorë." BE-ja duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në kufijtë e saj. Evropa nuk duhet të përqëndrohet vetëm në "masat e parandalimit", por duhet "të krijojë më shumë rrugë ligjore dhe të sigurta shpëtimi dhe migrimi".