1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mubaraku në gjendje kome - Mjekët luftojnë ta mbajnë në jetë

DPA, Reuter, DW / Mimoza Cika-Kelmendi20 Qershor 2012

Natën e së mërkurës (20.06.2012) u njoftua, se ai është në vdekje klinike dhe mbahet në jetë me frymëmarrje artificiale.

https://p.dw.com/p/15IFM
Ndonëse i sëmurë Mubarak iu nështrua procesit gjyqësor i akuzuar si përgjegjës për qindra të vdekur gjatë protestave në 2011Fotografi: picture-alliance/dpa

Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak u dërgua në një spital ushtarak në Kairo, ku po mbahet në reanimacion, njoftojnë mediet e pavarura vendase duke iu referuar të dhënave të mjekëve. Më parë agjencia shtetërore e lajmeve Mena, njoftoi se për 84 vjeçarin ishte deklaruar qysh më parë vdekja klinike.

Vdekja klinike do të thotë mosfunkqionim i plotë i zemrës, i sistemit të qarkullimit dhe frymëmarrjes. Megjithatë kjo gjendje mund të ndryshojë, nëse njeriu brenda pak minutave rikthehet në jetë. Kjo realizohet edhe përmes aparaturave mjekësore. Nëse zemra rifillon të punojë, atëherë pacineti nuk konsiderohet më klinikisht i vdekur.

Para pak ditësh Mubarak me sa duket i është nënshtruar në burg dy herë procesit të rikthimit të funksionimit të zemrës me përdorimin e defibrilatorëve, mësohet nga qarqet e mjekëve. Mubarak mendohet se ka vuajtur nga depresione të forta, mungesa frymëmarrjes dhe tensioni i lartë.

Urteilsverkündung Hosni Mubarak Ägypten
Hosni Mubarak në gjykatë, shqiptimi i vendimit më 2 qershor 2012Fotografi: dapd

Përgjegjës për qindra të vdekur

Mubarak e ka drejtuar Egjiptin tri dekada në mënyrë autoritare. Atij iu desh të japë dorëheqjen pas kryengritjes popullore në shkurt 2011. Në fillim të qershorit ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjykata e gjeti ish-presidentin përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të forcave të rendit ndaj demonstruesve, që protestonin kundër tij në qendër të Kairos dhe në qytete të tjera të vendit. Atëherë gjetën vdekjen si pasojë 850 demonstrues.

Për pasuesin e Mubarakut u votua fundjavën e kaluar. Në zgjedhjet e balotazhit për postin e presidentit ishin n ëgarë konservatori fetar Mohammed Mursi dhe Ahmed Schafik, një i besuar i Mubarakut. Ndonëse ende nuk kjanë shpallur rezultatet zyrtare të dy konkurrentët pretendojnë të kenë fituar.

Ndërkohë në Sheshin Tahrir në Kajro prej ditësh dalin në protesta mijëra vetë kundër veprimeve të Këshillit Ushtarak në pushtet, i cili kërkon të ketë përsëri kompetenca të reja.