1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mjedisi, kriza financiare dhe siguria temat e vizitave të Hillary Clinton-it në Azi

Ministrja e jashtme e kabinetit Obama udhëton e para për në Azi duke nisur me vizitën në Tokio për ta përfunduar turin me stacionin në Pekin.

default

Hillary Clinton përpara nisjes së turit për në Azi referon para "Asia Society" në Nju Jork (13.02.2009)

Pak para nisjes së vizitës në Azi, Sekretarja amerikane e Shtetit paraqiti një ofertë për Korenë e Veriut: Marrëveshje paqësore, normalizim i raporteve dhe vazhdimi i ndihmave. Ndërkohë që Korea e Veriut do të duhej t'i japë fund programit bërthamor. Fakti që vizita e parë jashtë vendit realizohet në Azi, është një sinjal i qartë. Ministrja Clinton tha se Uashingoni do të ndërtojë një partneritet me vendet përtej Paqësorit dhe Atlantikut.

Vizitën e parë jashtë vendit, mnistrja e Jashtme Hillary Clinton, nuk do ta realizojë në Evropë apo në Lindjen e Mesme, por në Azi. Kjo tregon për zhvendosjen e peshës mbarëbotërore. Vendet e G8-ës, kaherë nuk e kanë rolin e dikurshëm. Kjo u pa edhe në takimin e G-20-ës kushtuar krizës financiare në nëntorin e kaluar në Uashington.


Hillary Clinton e di se sa të ndjeshëm janë evropianët. Megjithatë, në prag të nisjes për në Azi, ajo u shpreh: „Në muajt e ardhshëm, në takimet me krerët e Evropës, Amerikës Latine, Lindjes së Mesme apo Afrikës, do të bëj presion për bashkëpunim më të mirë bilateral, global dhe rajonal. Këtë do ta kërkoj edhe në Tokio, Xhakarta, Seul dhe Pekin."


Gjatë udhëtimit njëjavor, ajo do të ketë një program të ngjeshur. Do të flas për krizën ekonomike dhe financiare, por edhe për terrorizmin, varësinë energjetike si dhe çështje të tjera. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet një shteti, ku ajo nuk do të shkojë për vizitë: Koresë së Veriut. Ajo ia rikujtoi kreut të këtij shteti premtimin për përfundimin e programit bërthamor, duke shtuar: „Nëse Korea e Veriut me të vërtetë është e gatshme ta t´i japë fund këtij programi dhe të ofrojë mundësinë e verifikimit, qeveria e udhëhequr nga Presidenti Obama, është e gatshme t'i normalizojë raportet. Marrëveshja e armëpushimit me Korenë e Veriut mund të zëvendësohet me një marrëveshje të përhershme paqësore. Populli korean do të mund të llogariste edhe me mbështetjen ekonomike dhe energjetike të qeverisë së re.“


Stacioni i parë i udhëtimit të Ministres Clinton do të jetë Tokio, ku ajo me Kryeministrin japonez do të nënshkruajë një marrëveshje sigurie. Marrëveshja parashikon tërheqjen e 8.000 ushtarëve amerikanë nga ishulli Okinava dhe zhvendosjen e tyre në Guam. Ministrja do të prekë edhe çëshjen e mbrojtjes së klimës. Stacioni i fundit do të jetë Pekini. Qeveria e re amerikane do edhe të dëgjojë, e jo vetëm të paraqesë vetëm kërkesa, por: „Ne do të bashkëpunojmë me Kinën, me qëllim që si partnerë të sigurojmë burime të pastra energjie. Duam të bashkëpunojmë në transferimin e teknologjisë dhe në hartimin e strategjive të reja, të cilat njëkohësisht mundësojnë ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik.“


Hillary Clinton la përshtypjen se në Azi do të veprojë me tërë fuqinë. Por, siç thuhet në qarqet evropiane, ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier, ishin të parën në audiencë tek Ministrja e re Clinton, dy javë para fillimit të vizitës në Azi.

(BC/VFB)

  • Data 16.02.2009
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GvAD
  • Data 16.02.2009
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GvAD