1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mjaft me mirësjellje? Dueli i fundit televiziv Obama - Klinton

I ashpër ishte komunikimi i dy kandidatëve demokratë për president, Hilari Klinton dhe Barak Obama, në debatin e fundit televiziv para zhvillimit javën tjetër të votimit vendimtar në Teksas dhe Ohajo.

Dueli televiziv Obama-Klinton, 26 shkurt 2008

Dueli televiziv Obama-Klinton, 26 shkurt 2008

Në debatin e 20- të dhe të fundit tani për tani të kandidatëve demokratë për president ishte zhvilluar më parë një histori: Hillari Klinton ishte shprehur publikisht se ishte shumë e tronditur nga Obama, i cili kishte shpërndarë fletëpalosje në Ohajo, ku dënohej plani i saj për arritjen e sigurimeve shëndetësore për çdo amerikan. Hilary iu drejtua Obamës e indinjuar me këto fjalë: "Duhet t'ju vijë turp Barak Obama dhe të kërkoni me mua sqarim në Ohajo."

Pas këtij zemërimi të gjithë ata që kishin shpresuar se të dy do të zhvillonin tani një duel të fortë, u zhgënjyen. Hilari foli hapur, e qetë dhe me shumë seriozitet. Motoja e mbrëmjes ishte:"Jo mjaft me mirësjellje, por mjaft me zbavitje."

Klinton iu drejtua masës me këto fjalë: "Eshtë shumë vështirë që gjatë fushatës zgjedhore të kemi argëtim, kënaqësi".

Senatorët demokratë akuzuan njëri-tjetrin se po zhvillojnë një fushatë negative në Ohajo. Ata u ulën pranë njëri tjetrit në të njëjtën tryezë dhe debatuan për çështje të tilla si shëndetësia, tregtia e lirë dhe Iraku. Diferencimet gjatë konceptimit të tyre për një sistem të ri shëndetësor ishte në fokus të debatit: "Ne duhet të diskutojmë vetëm mbi bazën e fakteve", tha senatorja e Nju Jorkut.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Obamës që qëndronte gjaktftohtë: "Edhe senatorja Klinton, të paktën ekipi i saj ka bërë përpjekje përsëri që të krijojnë një imazh të keq për ne. Ne nuk jemi ankuar për këtë, sepse kjo eshte pjesë e luftës elektorale."

Dallimi më i madh mes tyre ishte në politikën e jashtme. Hillary Clinton përsëriti akuzën e saj të mëparshme se Barack Obama ka shprehur gadishmërinë për të biseduar me udhëheqësit e vendeve që Amerika i konsideron armike pa vendosur kushte.

Obama përmendi shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi, dhe tha më tej, se çdo kërcënim nga Rusia për shtetin e ri kosovar, ai do ti përgjigjej me zërin e përbashkët të Bashkësisë Ndërkombëtare, pasi mbrojtja e Kosovës është e ankoruar në NATO.

Në përfundim të debatit televiziv, Klinton tha: "Unë mendoj se kemi nevojë për një luftëtar në Shtëpinë e Bardhë. Dikë që do ti shërbente shtresave të mesme dhe punëtorëve. Pikërisht, këtë do të bëj unë".

Barak Obama duke buzëqeshur e mbylli fjalen e tij duke thënë: "Hilari do të ishte një kandidate e vlefshme, por unë mendoj se unë jam më i mirë, ndryshe nuk do të kisha kandiduar kundër saj".


  • Data 27.02.2008
  • Autor Carsten Schmiester (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DE7L
  • Data 27.02.2008
  • Autor Carsten Schmiester (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DE7L