1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mitrovica, qytet i ndarë apo i bashkuar

Me 17 nëntor, në Kosovë mbahen dy palë zgjedhje, ato parlamentare dhe komunale. Deutsche Welle nga dita e shtunë ka filluar transmetimin e një cikli special për këto zgjedhje.

Fushatë zgjedhore në Kosovë

Fushatë zgjedhore në Kosovë

I dërguari i redaksisë Esat Ahmeti dhe korrespodenti ynë në Prishtinë Bekim Shehu, kanë ftuar në studion e DW-së përfaqësues të gjashtë subjekteve më të mëdha politike me të cilët kanë biseduar për çështjet kryesore të cilat po shoqërojnë
fushatën elektorale në Kosovë. Temë trajtimi sot është, Mitrovica, qytet i ndarë apo i bashkuar.

Problemi i Mitrovicës, vazhdon të jetë një çështje pandalshëm e diskutueshme në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe vendore që nga përfundimi i luftës. Kjo për faktin që tash e tetë vjet, qyteti vazhdon të jetë i ndarë në dy pjesë në atë shqiptare në jug dhe
serbe në veri. Për autoritetet ndërkombëtare ndërkombëtare, formula e ndarjes së përkohshme të qytetit me forcat e NATO-os në mes është cilësuar si zgjidhja më e mirë dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar përpleshjet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve që jo
rrallë kanë marrë edhe jetë njërëzish. Për tetë vjet rradhazi, administrata e UNMIK-ut, është përpjekur të instalojë misionin e saj të mirëfillt në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo pa sukses. Në këtë pjesë të banuar me serb, fuksionojnë strukturat paralele që nga administarata deri tek strukturat e sigurisë. Të gjitha shërbimet publike kryhen dhe menaxhohen nga qeveria e Beogradit, funksionojnë spitalet, gjyqësia, arsimi, ai fillorë, i mesëm dhe i lartë, ndërsa, janë inekzistente pothuaj të gjitha shërbimet e ofruara nga institucionet e Kosovës. Të ndodhur para një fakti
të kryer, udhëheqësit politik kosovar janë pajtuar që qyteti i Mitrovicës në planin e decentralizimit të pushtetit lokal, të ketë dy njësi komunale një serbe dhe një shqiptare, mirëpo në tërësinë e një qyteti të pandarë. Kjo formulë është përfshirë edhe në planin
e statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari, i cili akoma vazhdon të jetë pjesë e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, proces ky që zhvillohet krahas procesit të zgjedhjeve. Subjektet
politike secila në formën e vet edhe kësaj radhe i premtojnë elektorarit se do ta bashkojnë Mitrovicën, mirëpo deklarata të tilla në Kosovë degjohen tash e tetë vjet. Në këtë mënyrë, çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës, po shoqëron fushatën elektorale për
zgjedhjet e 17 nëntorit. Në kuadër të ciklit 'Zgjedhjet 2007 çka pas 17 nëntorit' sot minutat e rubrikës sonë speciale ia kemi kushtuar pikërisht kësaj çështje: Mitrovica qytet i ndarë apo i bashkuar. Dëgjuat ciklin tonë special të gjashtë dhe të fundit, zgjedhjet 2007 çka pas 17 nëntorit.

  • Data 16.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CI9C
  • Data 16.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CI9C