1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mitrovica e brishtë: Reagime pas ngjarjeve të fundit

Gjendja në veriun e Mitrovicës paraqitet të hënën e qetë, megjithëse ende e nderë. Pas incidentit të së dielës ka reagime të palës shqiptare dhe asaj serbe.

default

Mitrovica

Organet e rendit në Mitrovicë janë shprehur të hënën se gjendja në qytet paraqitet pak më e qetë krahasuar me ditët e shkuara. Sipas tyre tensionet megjithatë vazhdojnë të jenë të larta. Mbrëmjen e së dielës është shënuar një incident, ku sipas mediave serbe dy qytetarë serbë janë rrahur nga një grup qytetarësh shqiptarë. Të dy serbët kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Lidhur me ngjarjen zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka deklaruar se ai nuk i di shkaqet e rrahjes së dy qytetarëve në veri dhe nuk ka dijeni nëse incidenti kishte motive ndëretnike.

Ngjarjet e fundit në Mitrovicë kanë përshkallëzuar qëndrimin e udhëheqësve politik shqiptarë dhe serbë. Të dyja palët kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Serbische Regierung Hauptsitz Belgrad Serbien

Selia e qeverisë serbe në Beograd

Reagimi i palës serbe

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë të rrezikuar nga shqiptarët. Goran Bogdanoviq: "Dua të dërgoj një porosi të qartë se edhe përkundër vullnetit të mirë të Serbisë për të pranuar misionin EULEX, ky mision ka bërë pak për të parandaluar incidentet në Mitrovicë. Është e papranueshme që, që nga fundi i dhjetorit të ekzistojë një boshllëk i sigurisë në Mitrovicë dhe të mos dihet se kush është përgjegjës".

Reagimi i komunës së Mitrovicës

Nga ana e tij kryetari i komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi, thotë se qytetarët serbë të veriut të Mitrovicës po mbahen peng të grupeve të caktuara serbe.

Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi

Sipas tij, forcat e KFOR-it do të qëndrojnë në veri deri më 13 janar, për të qetësuar situatën e krijuar. Ai thotë se në veri duhet të vendoset rendi dhe ligji dhe shprehet shumë optimist për integrimin e plotë të serbëve të Kosovës gjatë vitit 2009.

Autoritetet ndërkombëtare: Të gatshëm për ruajtjen e sigurisë

Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë kanë deklaruar se nuk do të tolerojnë kurrfarë dhune dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të parandalojnë veprimet e dhunshme. Në një deklaratë të përbashkët forcat paqeruajtëse dhe misioni EULEX kanë deklaruar se ata janë të gatshëm që t'i përgjigjen çfarëdo lloj kërcënimi të sigurisë dhe kanë shprehur gatishmërinë që të garantojnë një mjedis të sigurtë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.


  • Data 05.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSOT
  • Data 05.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSOT