1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mitrovicë: Zgjedhje të qeta, pjesëmarrje e ulët e serbëve

Në komunën e Mitrovicës rivotohet për zgjedhjen e deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Ura e Mitrovicës

Ura e Mitrovicës

Zyrtarë të KQZ-ve, njoftojnë se në komunën e Mitrovicës procesi i rivotimit po zhvillohet normalisht dhe deri në mesditë pjesëmarja e qytetarëve ka qenë e kënaqshme. Kjo nuk mund të pohohet për pjesën veriore të Mitrovicës,. e banuar më shumicë serbe. Për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje akoma nuk ka ndonjë shifer të saktë, zyrtarë të KQZ-së, thonë se dalja e tyre në zgjedhje deri në orën 13:00, është shumë e vogël. Serbët e kësaj pjese bojkotuan zgjedhjet edhe më 12 dhjetor të vitit të shkuar.

Qendrat e votimit në komunën e Mitrovicës u hapën në kohë dhe sipas kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka, deri në mesditë nuk u raportua për ndonjë parregullsi, e cila mund ta dëmtonte procesin e zgjedhjeve. Ajo ftoi anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e akredituar që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve. "Dëshiroj të ftoj të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve, të emëruar nga KQZ-ja, dhe vëzhguesit e akredituar të veprojnë sipas ligjit dhe rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. " - theksoi Daka.

Për organizimin e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, KQZ-vë, u ndihmua edhe nga organizata amerikane” Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Elektorale", i cila ndihmoi me ekipet mobile të votimit.

Zgjedhje të qeta - pa paralajmërime për protesta

Rrjeti i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim", e cila po vëzhgon zgjedhjet në Mitrovicë, thotë se vëzhguesit e saj kanë vërejtur disa parregullsi, si votimet familjare, votimet e dyfishta, votimet e dhe hapuara, të cilat nuk lejohen sipas rregullave të zgjedhjeve.

Të drejtë vote në komunën e Mitrovicës kanë mbi 80 mijë qytetarë. Nga ky numër 15 mijë janë serbë. Rivotimet në Mitrovicë po vëzhgohen nga 1200 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar. Vëzhguesit ndërkombëtar janë shpërndarë në 40 ekipe, të cilët janë nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë, diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Policia e Kosovës e cila po kujdeset për mbarëvajtjen e procesit të rivotimit në Mitrovicë thotë se procesi i rivotimit po vazhdon i qetë. Situatë e qetë sipas policisë po mbizotëron edhe në veri të Mitrovicës. Policia thotë se nuk ka pasur ndonjë paralajmërim nga serbët për ndonjë tubim që do ta kundërshtonin procesin e zgjedhjeve.

Autor: Bekim Shehu/Prishtinë

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 23.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/101Li
  • Data 23.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/101Li