1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Miti tibetas - pse është kaq i preferuar në Gjermani Dalai Lama

Dalai Lama këtë vit vjen për herë të dytë në Gjermani. Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve do të mbajë në Frankfurt disa leksione. Universiteti i Marburgut do ta nderojë Dalai Lamën me titullin 'doktor nderi'.

Dalai Lama u flet studentëve në Varshavë, 28 korrik 2009

Dalai Lama u flet studentëve në Varshavë, 28 korrik 2009

'Kushdo që e ka takuar Dalai Lamën e përjetuar në medie është direkt i prekur'

Parajsa gjendet rreth 4.000 metra mbi nivelin e detit. Tibeti ka qenë gjithnjë një vend magjepsës dhe në letërsi është përshkruar shpesh me hollësi dhe i idealizuar. Sinologu nga Boni, Jari Grosse-Ruyken:

"I gjithë skenari, panorama malore, pamjet emocionuese, shumë të bukura... Dhe në këtë sfond tempujt shumëngjyrësh, veshjet e murgjve në ngjyrë të kuqe të thellë, e gjithë larmia e ngjyrave të budizmit tibetian. Të gjitha këto janë shumë të përshtatshme për të krijuar një vizion. Një tjetër faktor që nuk duhet nënvleftësuar është vetë personi i Dalai Lamës.Kushdo që e ka takuar atë apo e ka përjetuar në medie është direkt i prekur."

Karizma e tij mund edhe të dëgjohet e kjo madje në çdo shfaqje publike të Dalai Lamës.

Dalai Lama do të mbështesë njerëzit në nevojë, për t' iu treguar atyre një rrugëdalje

Kreu shpirtëror i tibetianëve qesh me kënaqësi bashkë me të tjerët. Dalai Lama e ndan optimizmin me të tjerët dhe do të mbështesë njerëzit në nevojë, për t' iu treguar atyre një rrugëdalje. Në shtypin gjerman ai paraqitet si perëndi e urtë me pamje njeriu, si fatprurës. Në të gjitha besimet ai përcjell rregullat e lumturisë dhe flet për fuqinë shëruese të ndjenjave:

„Unë besoj që çdo njeri ka potencial të zhvillojë në shpirt ndjenjën e mëshirës.“

Perëndimi e falenderon me mirënjohje dhe me tituj akademikë

Për njerëzit e lodhur prej civilizimit mesazhe të tilla duken si recetë universale nga çatia idilike e botës. Opinioni publik në Perëndim e falenderon atë me mirënjohje dhe me tituj akademikë. Dalai Lama zotëron tashmë 43 tituj 'doktor nderi'. Edhe gjatë vizitës së tij në Gjermani këtë javë (nga e enjtja, 30.7., deri të hënën, 3.8.) atij do t' i jepet titulli i 44-t doktor nderi nga Universiteti i Marburgut, një numër rekord ky. Kur në vitin 2007 mori titullin 'doktor nderi' të Universitetit të Mynsterit, kryeministri i landit Renani Veriore – Vestfali Jürgen Rüttgers, e vlerësoi në fjalën e tij:

„Udhëtimet tuaja ju çojnë në gjithë botën. Gjysmën e vitit ju jeni në rrugë e sipër për të folur me njerëz dhe për t' i ndihmuar ata me mesazhet tuaja. Mesazhi juaj është që njerëzit mund dhe duhet të afrohen me njëri-tjetrin. Nga respekti për vendin tënd duhet të lindë respekti për një jetë ndryshe dhe për njerëzit e tjerë. Respekt për njerëzit e tjerë do të thotë edhe respekt për besime të tjera, por edhe besnikëri ndaj besimit tënd."

Për besimin e tij Dalai Lamës i duhet të luftojë. Pas largimit nga Tibeti në mërgim në Indi në vitin 1959, Dalai Lama angazhohet për ruajtjen e gjuhës, të kulturës dhe të fesë tibetiane. Në vitin 1989 ai u nderua me çmimin Nobel për paqe për këtë angazhim.

Autor: Gui Hao/ Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 29.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IzaI
  • Data 29.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IzaI