1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mitchell, i dërguari amerikan me Lindjen e Mesme jep dorëheqjen

14 Maj 2011

Ai mendonte se nuk ka konflikt që nuk mund të zgjidhet. Por, pas dy vjetësh zhgënjimi në procesin e bllokuar të paqes George Mitschell, i ngarkuari amerikan në Lindjen e Mesme, jep dorëheqjen.

https://p.dw.com/p/11Fug
George Mitchell je dorëheqjen
George Mitchell je dorëheqjenFotografi: AP

Presidenti amerikan Barack Obama, humbet me George Mitschellin, ish senatorin me përvojë në kriza nga shteti federal Maine, një peshë të rëndësishme në diplomaci. Mitchell është një nga "punonjësit më të mirë të shtetit", që ka pasur Amerika ndonjëherë, lëvdon Obama 77 vjeçarin. Mitchell i kishte bërë më parë të ditur Shtëpisë së Bardhë se më 20 maj do të dorëzojë postin si i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme. Që në fillim ai kishte menduar, thotë Mitchell, që të shërbente dy vjet si i dërguar i posaçëm. "Dy vitet u mbushën, kështë që unë po jap dorëheqjen", i shkruan ai Obamës. Mitchell nuk ka përmendur arsye të tjera për marrjen e vendimit të tij.

Kur mori më 2009, postin si i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme, direkt pas zgjedhjes së Obamës, Mitchell pati deklaruar: "Bindja ime është se nuk ka konflikt që nuk mund të marrë fund." Por në dy vitet e kaluara, ai u përpoq më kot që të nxisë sërish bisedimet e ndërprera midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Flash-Galerie Nahost Friedensgespräche in Washington
Bisedimet për Lindjen e Mesme në UashingtonFotografi: AP

Pa u lodhur, diplomati amerikan zhvilloi bisedime me protagonistët e konfliktit, duke iu lutur qeverisë izraelite dhe autoriteteve autonome palestineze.

Përkohësisht, Mitchell arriti një sukses. Në shtator të 2010, përpjekjet e tij sollën pas shumë vitesh bisedimet e para direkte midis izraelitëve dhe palestinezëve. Të dy palët treguan kushtet: kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, kërkonte nga palestinezët heqjen dorë nga dhuna dhe njohjes e Izraelit si shtetin hebre. Presidenti i palestinezëve Mahmud Abbas vendosi si kusht ndalimin e ndërtimit të ngulimeve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Në këtë pikë, dështuan edhe bisedimet, pasi një muaj më vonë Izraeli refuzoi të zgjaste afatin e një moratoriumi të ndërtimit të ngulimeve. Mitchell vazhdoi përpjekjet, por kalendari i takimeve mbeti bosh.

Mitchell ka qenë mësuar me detyra të vështira. Kështu, ai kryesoi në Irlandën e Veriut rrugën e paqes. Në vitet 90-të ai arriti me durim, tolerancë dhe pragmatizëm të fitontë besimin e katolikëve dhe protestantëve.

Pas vendosjes së marrëveshjes së ashtuquajtur marrëveshje e të premtes së mirë, shumë vetë e vlerësonin Mitchellin, të dërguarin e posaçëm në Irlandën e Veriut madje si të denjë për të marrë Çmimin Nobel të paqes, por çmimin e morën në vitin 1998 dy politikanë irlandoveriorë të njohur atë kohë, David Trimble dhe John Hume.

Më vonë Mitchell drejtoi një komision, i cili duhet të ndriçonte shkaqet e dhunës në Lindjen e Mesme. Thelbi i "Raportit e Mitchellit", ishte kërkesa për ndalimin e ndërtimit të ngulimeve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe luftimi i terrorizmit nga palestinezët. Raporti morri lëvdata për paanësinë e tij dhe u bë bazë e nismës së paqes. Revista amerikane"Time" e futi Mitchellin në vitin 2008 në listën e 100 burrave më me influencë në botë.

George Mitchell dhe Mahmud Abbas
George Mitchell dhe Mahmud AbbasFotografi: AP
George Mitchell dhe Benjamin Netanyahu
George Mitchell dhe Benjamin NetanyahuFotografi: AP

Tani vjen largimi i tij si i dërguar i posaçëm, në një moment që SHBA e kanë vendosur konfliktin në Lindjen e Mesme sërish në axhendë. Të enjten e ardhshme, (19.05.2011) Obama do të mbajë një fjalim për ndryshimet në botën arabe, një ditë më vonë ai do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit. Netanjahu. Por, pas dy vjetësh mungesë suksesi në ndërmjetësim, Mitchelli nuk donte të vazhdonte të shoqëronte Obamën në nismën e re të paqes.

Autor: Christian Walz/ Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani