1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Misteri i popullaritetit të gjermanëve

Gjermania - një demokraci e qendrueshme. Por një popull me pikëpamje të lëkundura: simpati me Rusinë imperialiste, por kritika ndaj demokracisë. E megjithatë ata kanë popullaritet, habitet Alexander Kudascheff.

DW euromaxx 26.12.2014 Rückblick 2

Porta e Brandenburgut - 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

Pas shumë humbjesh rruge në histori, gjermanët më në fund kanë mbërritur në Perëndim. Ky është konstatimi i një historiani me famë. Dhe është vërtet kështu. Ndjenja e gjermanëve për jetën është perëndimore, madje disa mendojnë më shumë jugore. Gjermanët ndërkohë duan thjesht ngrohtësinë dhe diellin. Vetëm në politikë ata nuk janë jugorë. Por të paqendrueshëm. Të pasigurt.

Mirëkuptim për Rusinë

Natyrisht ata e konsiderojnë të gabuar sjelljen e Putinit, por jo plotësisht. Natyrisht ata refuzojnë aneksimin e Krimesë. Por jo vetëm. Natyrisht ata marrin pjesë në sanksionet kundër Kremlinit, por me rezerva dhe shqetësim. Rusia nuk mund të pësojë kolaps, thuhet dhe kështu vihen në pikëpyetje sanksionet. Por para së gjithash gjermanët kanë shumë mirëkuptim që Putini zbaton interesat e tij neoimperialiste në Ukrainë. Ky është një obligim i kuptueshëm nga historia dhe kultura ruse. Shumica e gjermanëve - natyrisht jo të gjithë - kanë mirëkuptim për Rusinë.

Kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff

Kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff

Gjermanët kanë një raport të veçantë me Izraelin. Këtë e kupton kushdo. Gjashtë milionë hebrenj evropianë të vrarë obligojnë pa "pse" dhe "si", mendohet. Nëse shihen komentet e gjermanëve "normalë" për luftën në Rripin e Gazës, sheh se gjermanët nuk mendojnë kështu. Normaliteti dhe normalizimi nuk janë këtu fjalët kyçe siç mund të besohej. Jo, gjermanët kanë një raport të veçantë me palestinezët, edhe me Hamasin, i cili bën thirrje hapur për shkatërrimin e Izraelit dhe një raport veçanërisht kritik me Izraelin. Fjala për këtë është: Kritika ndaj Izraelit duhet të jetë e lejuar. Qeveria (dhe një pjesë e madhe e opozitës) vazhdojnë megjithatë të ruajnë kursin. Ata e dinë se çfarë përgjegjësie kanë gjermanët.

Kritikë të Amerikës

Gjermanët indinjohen me dëshirë - për të tjerët. Para së gjithash për SHBA. Ata janë në pjesën më të madhe të rasteve fajtorë, qoftë sepse veprojnë, qoftë sepse nuk veprojnë. Gjermanët këtu nuk mund ta kenë gabim. Ky është mendimi i përgjithshëm nga e majta në të djathtë. Natyrisht gjermanët nuk janë anti-amerikanë, ata kanë mbërritur në Perëndim. Por gishti tregues moralist ndaj "Xhaxha Samit" mbetet vazhdimisht i ngritur. Shoqëria, politika, ekonomia - me këtë "American Way of Life" populli i poetëve dhe filozofëve nuk ka të bëjë shumë. Kërkon ai rrugën e tij? Në Perëndim apo si perandori evropiane e qendrës? E lëkundur?

Gjermanët janë një popull eksperimentuesish, shpikësish, inxhinierësh. Ata e duan konsensusin. Sot më shumë në rrymën e majtë, pasi qendrimet konservatore e kanë të vështirë dhe janë të rralla. Për gjermanët drejtësia sociale është më e rëndësishme se liria. Ata ëndërrojnë të jetojnë në një Zvicër të gjelbër, pra në një ishull. Thirrja e politikës për më shumë angazhim jashtë vendit përkrahet për sa kohë që nuk bëhet serioze. Ata duan mbrojtjen e ambjentit dhe disa specieve më shumë se mbrojtjen e njerëzve dhe popujve të rrezikuar. E habitshme është që jashtë Gjermania gëzon shumë popullaritet. Më saktë: është vendi më i preferuar! Kështu thonë të paktën anglezët, të cilët më parë nuk na donin por tani na adhurojnë. Pyetja është: Përse?