1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mister ndërkombëtar – Atentati kundër Papës në vitin 1981

Ai është burri, që 30 vjet më parë donte të vriste papën. Nacionalisti turk Mehmet Ali Ağca. Atentati i Romës konsiderohet deri sot si një nga misteret më të mëdha të historisë kriminalistike.

A television journalist shows to his cameraman the letter written by Mehmet Ali Agca, who shot Pope John-Paul II in Rome in 1981, shortly before the gunman was released from prison in Ankara, Turkey, Monday, Jan. 18, 2010. The Turkish man who shot Pope John Paul II in 1981 was released from prison on Monday after more than 29 years behind bars and proclaimed that he was a messenger of God and that the world will end in this century. (AP Photo/Burhan Ozbilici)

Letra e Aku Agca-s

13 maj 1981, Rom, Sheshi i Shën Pjetrit.

Sekuenca nga transmetimi i një gazetari austriak radioje:

"Kur papa hyri me automjet në Sheshin e Shën Pjetrit dhe përshëndeti miqësisht njerëzit duke lëvizur me mjet drejt tyre. Papritur fare pranë, rreth 30-35 metra larg, papa përkulet në drejtim të turmës dhe u jep njerëzve dorën dhe pati dy të shtëna..."

Është ora 17.20 kur plumbat nga arma e nacionalistit turk Ali Ağca qëllojnë Papën. Veshja e bardhë mbulohet nga gjaku, Gjon Pali II bie. Ai është i plagosur rëndë, por mbijeton. Pagosen edhe dy gra, që po qëndronin në turmën rreth Papës.

Atentatori asokohe 23 vjeçar nga provinca e Anadollit arrestohet në vendngjarje. Një javë më vonë një gjykatë në Romë e dënon me burgim të përjetshëm. Papa dëgjohet pak kohë pas atentatit nga dhoma e tij në spital nëpërmjet Radio Vatikanit. "Ju bekoj të gjithëve, u jam veçanërisht pranë dy personave, që u plagosën bashkë me mua dhe lutem për vëllain, që më qëlloi dhe të cilin sinqerisht e kam falur. I bashkuar me Krishtin, prift dhe viktimë, ia paraqes vuajtjet e mia kishës dhe botës."

Megjithatë atentati kundër Papës mbetet mister. Prapavija e veprës është deri sot e pasqaruar. Cili qe motivi i Ağcës? A qe ai një keqbërës i vetëm? Kishte ideatorë që fshiheshin pas tij?

Gazetari i talian Marco Ansaldo dhe kolegja e tij turke Yasemin Taşkın kanë kërkuar përgjigjen, kanë ndjekur gjurmët. Para pak kohësh në Itali u botua libri i tyre "Vrit papën", nga sot ai ofrohet në libraritë bullgare. Në të autorët zbërthejnë teoritë e përbetimit rreth atentatit.

** FILE ** Pope John Paul II grimaces after he was shot and wounded by a Turkish student in St. Peter's Square in this May 13, 1981 file photo. Pope John Paul II, the Polish pontiff who led the Roman Catholic Church for more than a quarter century and became history's most-traveled pope, died Saturday night, April 2, 2005, in his Vatican apartment. He was 84. (AP Photo/Tommy Anderson) DENMARK OUT; MAGS OUT; WIDE WORLD OUT

Atentati kundër Papës në vitin 1981

Spekulimet janë nxitur nga vetë atentatori (gjatë procesit ai binte vazhdimisht në kundërthënie. Herë kishte vepruar gjoja me porosi të shërbimit të fshehtë amerikan CIA, herë si agjent i KGB-së ruse, madje Ağca fajësoi edhe Vatikanin. Një tjetër teori kokëfortë: shërbimet e fshehta bullgare ishin ngarkuar me vrasjen prej Moskës, sepse papa polak me qëndrim antikomunist, paraqiste rrezik për perandorinë sovjetike. Autori i librit Marco Ansaldo: "Nuk ka kurrfarë provash për këtë teori me Bullgarinë. E ashtuquajtura "Lidhja Bullgare" është një fintë. Atë e shpiku një vit e gjysmë pas atentatit CIA për t'ua hedhur përgjegjësinë bullgarëve (kështu që dyshimi të binte mbi Moskën)."

Çfarë ka ndodhur atëherë vërtet më 13 maj 1981? Marco Ansaldo beson në këtë teori: "Ağca është shumë i zgjuar, shumë mendjehollë. Ai është përpjekur gjithmonë të kontrollojë situatën, sepse është shumë egoist dhe i bindur nga vetja. Në të gjitha versionet e veprës ai i akuzon të gjithë: CIA-n, Vatikanin, bullgarët e kështu me radhë... Por një palë e ka mbrojtur: "Ujqit Gri" dhe kjo është pala, pjesë e së cilës ai është dhe ku ai qëndron ende."

Pope John Paul II converses with his would-be assassin, Turkish terrorist Mehmet Ali Agca, in Agca's prison cell in Rome in this December 27, 1983 photo. Italian news reports Saturday, March 13, said that the Vatican, in response to a query last year by the Italian justice minister, had indicated it had no objections to clemency. Agca has asked for clemency and for the opportunity to return to Turkey, where a prison sentence awaits him for the slaying of a journalist. (AP Photo/Arturo Mari)

Papa Johannes Paul II me Mehmet Ali Agca

"Ujqit Gri" (një lëvizje ultranacionaliste, islamiste dhe anti-evropiane). Sipas ekspertit grupi është edhe sot shumë i pranishëm në Turqi, thotë eksperti, madje në parlament, megjithëse jo me emrin "Ujqit Gri".

Dhe ç'u bë me Mahmet Ali Ağcën? Ai u fal në vitin 2000 nga presidenti italian dhe u dorëzua në një burg turk të sigurisë së lartë. Atje vuajti dënimin për vrasje e mëparshme të Abdi Ipekçiut, një gazetar i majtë i gazetës "Milliyet". Prej fillimit të 2010-ës Ağca është përsëri i lirë.

Autor: Julia Hahn/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama