1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mission impossible? Tryeza e rrumbullakët për Ukrainën

Qëllimi i ndërmjetësimit për të mbajtur zgjedhje të rregullta në Ukrainë mund të arrihet vetëm nëse Moska kthen mendje, mendon Bernd Riegert.

Nëse në "tryezën e rrumbullakët" të OSBE-së për Ukrainën punët do të shkojnë mirë, kjo natyrisht është e vështirë të parashikohet, por kushtet për suksesin diplomatik të këtij tour de force të diplomacisë nuk janë të mira. Ish-diplomati gjerman Volfgang Ishinger që është caktuar si moderator nga OSBE-ja është nën presion të jashtëzakonshëm kohor për të organizuar një bisedë mes palëve të përçara thellë. Deri në zgjedhjet pas dhjetë ditësh duhet të jenë të dukshme rezultatet e para. BE-ja, SHBA-të dhe - me kufizime - madje edhe Rusia janë gati për këtë përpjekje të fundit për të zhbllokuar situatën e ngatërruar. Problemi i " tryezës së rrumbullakët": dy aktorët kryesorë, përkatësisht qeveria e Ukrainës dhe separatistët prorusë nuk duan të negociojnë në një tryezë. Kryeministri ukrainas dëshiron të flasë vetëm me grupe që i kanë ndjekur qëllimet e tyre me mjete ligjore. Pra kjo përjashton drejtuesit e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore, që cilat i kanë bërë të pamundura bisedimet për shkak të pushtimit të dhunshëm të ndërtesave, referendumeve të paligjshme dhe shpalljes së pavarësisë.

Nëse kjo do të endet në " tryezën e rrumbullakët" të OSBE-së në Ukrainë është natyrisht e vështirë të parashikohet , por kushtet për suksesin e diplomatik tour de force nuk janë vetëm të mira . Gjermanisht ish - diplomati Volfgang Ishinger si moderator në emër të nxitjes së OSBE-së është nën presion të jashtëzakonshëm kohor një bisedë në mes të palëve me ndarje të thellë . Deri në zgjedhjet në dhjetë ditët rezultatet e para duhet të jetë i dukshëm . BE-ja , SHBA-të dhe - me kufizime - edhe Rusia janë për këtë përpjekje të fundit për të zhbllokuar situatën ngatërruar . Fiksohem në " tryezën e rrumbullakët" : Dy aktorët kryesorë , përkatësisht qeveria e Ukrainës dhe separatistët pro - ruse nuk duan të negociojnë në një tavolinë . Kryeministrja ukrainase dëshiron të flasë vetëm me grupet që kanë ndjekur qëllimet e tyre me mjete ligjore . Pra, kjo përjashton vetë -shpallur Republikën e princave nga Ukraina lindore , të cilat e kanë bërë të pamundur për të squatting dhunshëm , referendumet paligjshme dhe shpalljet pavarësia .

Të separatistët e drejtuar ose të paktën të ndikuar nga Moska, e refuzojnë si për ta të paligjshëm kryeministrin Arseni Jatsenjuk, që e konsiderojnë si një kukull të Perëndimit. Përveç kësaj, separatistët që sikurse thotë edhe fjala separatist duan të shkëputen nga një shtet nuk duan natyrisht që të flasin pikërisht për njësinë kombëtare. Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Didier Burkhalter buzëqesh me pahir kur e pyet për këto kontradikta. Zvicerani neutral e di se duhet t'i bashkojë disi palët e konflikt në Ukrainë. Alternativë tjetër ndaj një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit nuk ka.

Ndërmjetësues me përvojë

Në rast se Wolfgang Ischinger nuk arrin t'i ulë në një tryezë qeverinë dhe separatistët që në përpjekjen e parë, atij do t'i duhet të mbështetet tek diplomacia vajtje-ardhje. Ai do të çojë e do të marrë mesazhe për aq kohë deri sa të duken shenjat e një zgjidhjeje. Ischinger ka tashmë përvoja të tilla në negociatat e paqes së Dejtonit në Bosnjë-Hercegovinë në vitin 1995 dhe ato për Kosovën në vitin 2007. Por ndërmjetësimi i tij në Kosovë, në të cilin ishin të përfshirë edhe BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia dështoi. Le të shpresojmë se kjo nuk është një shenjë e keqe për këtë rast.

Në paketën e ndërmjetësimit të OSBE-së përfshhet edhe çarmatosja e të gjithë milicëve nga të dyja palët, ashtu si u vendos në Gjenevë pak para Pashkëve. Pa përfundimin e dhunës është e vështirë të imagjinohet një "tryezë e rrumbullakët" që mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Megjithatë kush mund ta zbatojë çarmatimin është e paqartë. Rusia natyrisht mund ta përshpejtojë shumë procesin, nëse heq qartë, shpejt dhe pa mëdyshje dorë nga mbështetjen e saj për separatistët. Por Rusia nuk nuk do të bëjë këtë, sepse Moska siguron një rol në fatin e ardhshëm politik të Ukrainës vetëm tërthorazi përmes njerëzve të armatsur në Ukrainën lindore. Prandaj Perëndimi duhet të rrisë gradualisht presionin ndaj Rusisë dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të përçahet.

Tryeza e rrumbullakët do të ishte një sukses, edhe në qoftë shërben për të qetësuar situatën deri në zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që votimi në pjesën më të madhe të Ukrainës të organizuohet dhe të zhvillohet sipas rregullave dhe prej tij të mund të dalë një rezultat i besueshëm. Kryeministri ukrainas Jatsenjuk këmbënguli në Bruksel pothuajse me kokëfortësi, se ai po zhvillon prej të paktën dy muajsh një dialog për unitet kombëtar. Efekti i tij është më tepër i barabartë me zero. Ai duhet ta pranojë ndihmën e OSBE-së. BE-ja është duke e humbur ngadalë durimin me qeverinë e Ukrainës. Tepër e ngurtë, e stërngarkuar, ky është gjykimi i shumë diplomatëve të BE-së në Bruksel. Por çfarë mund të presësh nga një qeveri që gjendet vazhdimisht me shpatulla pas muri?