1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Mission Europe

Mission Berlin – Përmbajtja

Misioni i Anës është të ndalojë një bandë gangsterësh të historisë të rikthejnë të kaluarën dhe ta hedhin në kaosin e historisë Gjermaninë.

Ana është heroina e Mission Berlin-it.

Ana është heroina e Mission Berlin-it.

Ana ndodhet në hotel në Berlin. Në dhomën 40 kanë vrarë një grua. Shpejt lind dyshimi se vrasja mund të ketë qenë e drejtuar kundër Anës. Një komisar policie kërkon t'i bëjë pyetje Anës dhe gjen në pasqyrën e banjës së saj një mesazh misterioz në gjuhën gjermane: "Zgjidhja është te ndarja, ndiq pas muzikën." Çfarë kanë parasysh me këtë? Ndoshta kutinë muzikore me kurdisje, që gjendet papritur mbi komodinën e natës? Deri në fund mbetemi në ankth nëse Ana do të arrijë të gjejë në kohën e duhur, se ç'kuptim kanë të gjitha ato që po përjeton.

Meqenëse Ana është heroina virtuale e një loje kompjuteri, ajo mbështetet nga një lojtar. Ai rri para kompjuterit dhe është udhërrëfyesi i Anës jo vetëm në Berlin, por edhe në kohë dhe hapësirë: nga Berlini Lindor në Berlinin Perëndimor, dhe nga koha jonë, në vitin 1961 deri në vitin 1989. Lojtari i analizon situatat së bashku me heroinën tonë dhe i duhet të marrë në fund vendime, që do të thonë jetë ose vdekje për Anën.

WWW Linke