1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Mission Berlin - Episoden

Mission Berlin 18 – Kutia metalike e fshehur

Ana zbulon se Gruaja me të Kuqe është shefja e RATAVA-s. Mbeten vetëm 45 minuta. Më e rëndësishmja që di Ana tani është një kuti metalike, e fshehur nga Gruaja me të Kuqe. A do ta nxjerrë dot Ana atë nga vendi i fshehur?

Rrugës për në Bernauer Straße Hajdruni, Pauli dhe Ana takojnë burrin e Hajdrunit, Robertin, i cili u thotë se i gjithë qyteti është mbushur me ushtarë. Por ka edhe më keq. Motoçiklistët me helmeta të zeza kanë dalë sërish në rrugë. Të katërt fshihen në oborrin e një punishteje të vjetër birre. Kur shfaqet Gruaja me të Kuqe, Pauli i shpjegon Anës, se ajo është shefja e RATAVA-s. Ana dhe Pauli e ndjekin pas dhe vënë re se ajo fsheh në një bodrum një kuti metalike. Kur përpiqen ta marrin kutinë, ata dëgjojnë zhurma. Prandaj atyre u duhet ta fshehin kutinë në një vend tjetër. Lojtari premton se do të gjejë një zgjidhje për ta marrë më vonë kutinë. Po a do të mjaftojnë 40 minutat që kanë mbetur?

DW.COM

Audio dhe video për temën