1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Misioni në Afganistan e ka ndryshuar edhe Gjermaninë

Florian Weigand26 Dhjetor 2014

Pas 13 vjetësh misioni ISAF në Afganistan përfundon tani zyrtarisht. Pas këtyre viteve nuk ka ndryshuar vetëm Afganistani por edhe Gjermania mendon Florian Weigand.

https://p.dw.com/p/1EA9Q
Fotografi: REUTERS/Omar Sobhani

"U krye misioni "? Kultivimi i opiumit në Afganistan është më i lartë se kurrë, numri i sulmeve nga talebanët ka arritur gjithashtu rekorde të reja. Edhe në ish-zonën qendore të Bundeswehr-it në Kunduz kryengritësit arritën të ngrinin në verë, për një kohë të shkurtër po me vlerë simbolike, flamurin e tyre. Tashmë ekziston frika mes talebanëve dhe "Shtetit islamik" po zhvillohen bisedat e para. Pjesë të mëdha të vendit nuk janë më nën pushtetin shtetëror, që është i korruptuar, por u binden prapë komandantëve lokalë. Kryeqyteti nuk është më i sigurt ,edhe në qendrën e tij, që është zonë e sigurisë së lartë, po shtohen sulmet. Me pak fjalë, sukseset duken ndryshe.

Përparime në Afganistan

Megjithatë të flasësh për një humbje të plotë do të ishte po aq e gabuar. Gjatë misionit ISAF u ngritën spitale dhe shkollat, asnjëherë nuk kanë shkuar në shkollë kaq shumë vajza sa tani. Kjo natyrisht është kryesisht meritë e ndihmës civile të zhvillimit. Por pa praninë e forcave të huaja si ushtria gjermane Bundeswehr dhe ndihmave të pashtershme ndërkombëtare, kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Afganistani ka ndryshuar.

Florian Weigand
Florian WeigandFotografi: DW/P. Henriksen

Por edhe Gjermania. Kur ushtria gjermane u vendos në Afganistan 13 vjet më parë, ajo ishte aq naive për të besuar se ishte duke shkuar në një anagazhim si në Ballkan. Mendohej se goditjet ajrore dhe bombardimet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 i kishin shfarosur talebanët, dhe se në Afganistan do të kthehej shpejt paqja si në Bosnje dhe Kosovë dhe se do të mjaftonte që duke shpërndarë çokollata dhe projekte për rindërtimin e rrugëve mund të fitoheshin zemrat e popullsisë. Vështirë ta besosh por në fillim të misionit ushtarët shkonin madje për të blerë në tregjet dhe pazaret e Kundusit me makina japoneze të blera në tregjet e vendit dhe jo me makina të blinduara.

Bundeswehri për herë të parë ushtri në luftë

Por së pari jashtë rrugëve të patrullimit, dhe më pas krejt hapur, filloi të krijohej rezistenca. Papritmas ushtarët gjermanë u përfshinë në luftime në terren me guerilet një e njihnin vendin. Pati të vdekur dhe të plagosur, ushtarët ktheheshin të traumatizuar psikologjikisht duke sjellë përvoja të tmerrshme nga Afganistani, tjetërkund mbanin zi familjet e atyre që nuk u kthyen më në shtëpi. Kjo ishte luftë - një fjalë që politikanët nuk guxonin as ta shqiptonin, as kur në Gjermani po vinin gjithnjë e më shumë arkivole. Pastaj një oficer urdhëroi bombardimin e një kamioni cisternë pranë Kunduzit. Civilë të pafajshëm vdiqën. Ushtria gjermane qe tani dhe autore krimi. Mbështetja e popullsisë në Gjermani për misionin në Afganistan erdhi gjithnjë e më shumë duke rënë, dhe politikës i duhej të jepte shpjegime.

Nga këto përvoja përcaktohen vijat e politikës së jashtme të sotme. Kjo shpjegon dhe hezitimin e Gjermanisë ndaj sulmeve ajrore kundër Libisë dhe tani për ndërhyrjen kundër "IS" në Irak dhe Siri. Gjermania është një vend pacifist, jo më nga kujtimi i venitur dhe gjithnjë e më shumë i ritualizuar për fajin gjatë Luftës II Botërore, por sidomos prej përvojës gjatë ISAF-it. Në Bundeswehr ka një brez të tërë oficerësh që kanë përjetuar luftime të vërteta. Përvojat e tyre, që ata i raportojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndikojnë shumë ndaj politikës.

Pritjet nga misioni në Afganistan

Në të njëjtën kohë Republika Federale Gjermane ka shkaktuar me këtë angazhim edhe një dinamikë, e cila është pothuajse e pamundur të ndalet. Edhe në të ardhmen komuniteti ndërkombëtar pret një kontribut gjerman si për vazhdimin e misionit në Afganistan, edhe për mandatin e ri në rajonin kurd. Për këtë të fundit, edhe interpretimi i Kushtetutës u zgjerua si kurrë më parë. Angazhimi i ushtarëve gjermanë do të kufizohet në stërvitjen e luftëtarëve të kurdë Peshmerga. Por Afganistani duhet të jetë shembull i mjaftueshëm se sa shpejt Bundeswehri mund të përfshihet përsëri në një mision luftarak. Se si do ta përballojë Gjermania këtë sparkatë mes dëshirës për paqe dhe përgjegjësisë politike botërore mbetet për t'u parë.

Kurse Afganistani ka parë shumë të huaj në vend, persianët, grekët, hunët, mongolët, arabët, britanikët, sovjetikët dhe trupat e ISAF-it. Të gjithë kanë lënë aty gjurmët e tyre më shumë apo më pak të dallueshme, por në fund valët e historisë i shpëlanë të huajt. Dhe Afganistani mbeti Afganistan.